Analiza

Diktaturën mund ta durosh më lehtë se anarkinë

Christiane Hoffman

christiane-hoffman-shshqipKur rrëzohen despotët, duket sikur ka një arsye për t’u gëzuar. Por ajo që pason diktaturën shpesh është më e keqe Rrëzimi i diktatorëve i jep shumëkujt një arsye për t’u gëzuar. Kjo për shkak se një kriminel nuk është më në pushtet. Kjo edhe sepse mendohet se pas diktaturës do të vijë një rend demokratik. Ose sepse thjesht njerëzit besojnë se nuk ka asgjë më të keqe se diktatura.
Por kjo është e gabuar.
Harku i shteteve të dështuara, që shtrihet nga Pakistani e deri në Mali, tregon se ka diçka më të keqe se diktatura, diçka më të keqe se shtypja dhe mungesa e lirisë: lufta civile dhe anarkia. Politika botërore do të fokusohet në të ardhmen më pak tek kontrasti mes shteteve demokratike dhe autokratike sesa tek kontrasti mes shteteve të dështuara dhe atyre funksionale. Revolucionet paqësore në Evropën Lindore krijuan përshtypjen se pas rrëzimit të sundimeve autoritare do të pasojë demokracia. Por që në Jugosllavi u bë e qartë se nuk do jetë e lehtë. Vetëm disa javë bombardimesh mjaftuan për të rrëzuar regjimet e Millosheviçit, Sadamit, Gadafit apo Mullah Omarit. Megjithatë, edhe vetë në Bosnje e në Kosovë po arrihet me shumë vështirësi pas shumë vitesh që të ndërtohen kushtet e arsyeshme demokratike.
Destabiliteti politik zgjon mallin për rendin, madje edhe për rendin me çdo kusht. Prandaj kjo përgatit shpesh terrenin për ekstremistët. Nacionalsocializmi, stalinizmi, talibanët dhe Shteti Islamik kanë përfituar nga kato faza të destabilitetit. Por a është stabiliteti një vlerë?
Kush e pohon këtë, mund të vlerësohet si një cinik, për të cilin nuk kanë rëndësi liria dhe të drejtat e njeriut. Argumenti i stabilitetit nuk është i pëlqyer. Duket si një realpolitikë e turpshme. Shpesh vlerësohet si një pranim i mundësive të kufizuara të Perëndimit për të eksportuar vlerat e saj dhe mënyrën e tyre të jetesës.
Kjo keqpërdoret shpesh për të justifikuar spekulimin me diktaturët. Dhe nga ana tjetër i shërben diktatorëve për të justifikuar politikat e tyre represive. Megjithatë, kjo nuk duket dhe aq e gabuar.
Diktatura mund të jetë më e përballueshme se anarkia. Nëse njerëzit do ishin përpara zgjedhjes mes një diktature funksionale dhe një kaosi të shtetit të dështuara, diktatura do ishte e keqja më e vogël. /Der Spiegel/

Leave a Reply

Back to top button