Your Life

“Dikur preferohej të bëhej muhabet në vend të përdorimit të celularit”. Si ka ndryshuar magjia e Krishtlindjeve?

Red Christmas Ornaments on Wood Background and defocused lights. Spruce Tree branch on the left and right.

“Ekzistonte dikur dita e Krishtlindjeve. Ishte dita kur familjarët mblidheshin bashkë. Dita kur fikej televizori dhe preferohej të bëhej muhabet në tavolinë. Dita e gjërave të ëmbla, frutave të freskëta dhe gatimeve të shijshme.

Ekzistonte dikur dita e Kristlindjeve. Dita e tavolinës së mbuluar me mbulesën më të mirë dhe të shtruar me gjërat më të mira. Pranë vetes vendosej gota e pijes, në vend të celularit. Dhe ekzistonte dita e Krishtlindjeve, kur urimet thuheshin më zë dhe përdoreshin telefonat e shtëpisë për urimet në largësi. Ishte dita e përqafimeve të vërteta dhe shtrëngimeve të ngrohta të duarve, jo e mesazheve klishe apo e etiketimeve në postimet “e thata” të rrjeteve sociale.

Ekzistonte dikur dita e Krishtlindjeve. Ishte dita kur ia dinim kuptimin, e ndjenim Krishtlindjen dhe e jetonim Krishtlindjen. Sot kemi shumë “miq” dhe ndihemi të vetmuar. Të vetmuar me celularin në dorë. Të vetmuar ndër miliona zemra të tjera të vetmuara që nuk e ndiejnë më magjinë e Krishtlindjes”.

Back to top button