Horizonti.al

Dikur Toka e gëlltiti superoqeanin e saj. A mund të ndodhë sërish?

Nga Stephanie Pappas

Superkontinenti i lashtë i Rodinias u zgjerua shumë, ndërsa Toka e gëlltiti oqeanin e saj rreth 700 milionë vjet më parë, sugjeron një studim i ri. Rodinia, ishte një superkontinent që i parapriu Pangeas së famshme, që ekzistoi midis 320-170 milionë vjet më parë.

Në një studim të ri, shkencëtarët e udhëhequr nga Zheng-Xiang Li i Universitetit Kërtin në Perth të Australisë, argumentojnë se superkontinentet dhe superoqeanet e tyre, formojnë dhe prishin ciklet alternative, që ndonjëherë e ruajnë bërthamën e oqeanit, dhe nganjëherë e riciklojnë atë në brendësinë e Tokës.

“Ne sugjerojmë se struktura e mantelit të Tokës, riorganizohet plotësisht ne çdo superkontinent të dytë, ose çdo cikël tjetër, nëpërmjet rigjenerimit të një superoqeani të ri, dhe një Unaze të re të Zjarrit”- shkroi Li në një e-mail për “Live Science”. “Unaza e Zjarrit”, është një zinxhir i zonave tektonike rreth Paqësorit, ku korja në oqean, gëlltitet nën kontinente.

Vullkanet dhe tërmetet, janë të shpeshta rreth Unazës së Zjarrit, duke e huazuar emrin e saj. Historia e superkontinenteve është pak e egër, por gjeoshkencëtarët janë gjithnjë e më të bindur se kontinentet bashkohen mesatarisht në një hapësirë territoriale gjigante çdo 600 milionë vjet.

Në fillim u krijua Nuna, superkontinenti që ka ekzistuar midis 1.6-1.4 miliardë vjet më parë. Pastaj Nuna u ça, vetëm për t‘u bashkuar si Rodinia rreth 900 milionë vjet më parë. Kjo e fundit, u shkatërrua 700 milionë vjet më parë. Pastaj, rreth 320 milion vjet më parë, u formua Pangea.

Në disa shtresa nën koren e Tokës, ekzistojnë modele, që duket se përputhen mirë me këtë cikël 600 milionë vjeçar, thotë Li. Por disa depozitime minerare dhe ari, apo edhe gjurmë gjeokimike në shkëmbinjtë e lashtë, përsëriten në një cikël më të gjatë, që është më pranë 1- miliard vjetëve.

Në një studim të ri në numrin e prillit të revistës “Precambrian Research”, Li dhe kolegët e tij argumentojnë se Toka në fakt ka dy cikle të njëpasnjëshme:një cikël superkontinental 600 milionë vjeçar, dhe një superoqean me një cikël 1-miliardë vjeçar. Çdo superkontinent shkëputet, dhe rikrijohet nga dy metoda alternuese, hipotetizojnë studiuesit.

Të dyja metodat quhen “introversioni” dhe “ekstraversion”. Për të kuptuar ndërhyrjen, imagjinoni një superkontinent të rrethuar nga një superoqean i vetëm. Kontinenti nis të ndahet në copa, të cilat ndahen nga një oqean i ri i brendshëm. Pastaj, për çfarëdolloj arsyeje, në këtë oqean të ri të brendshëm nisin edhe proçeset e gëlltitjes.

Në këto “pika të zjarrta”, korja oqeanike zhytet sërish në mantelin e nxehtë të Tokës. Oqeani i brendshëm, zhytet përsëri në brendësinë e planetit. Kontinentet bëhen prapë një. Dhe ja ku  lind një superkontinent i ri, i rrethuar nga i njëjti superoqean i vjetër që ishte aty më parë.

Nga ana tjetër, ekstraversioni, ana tjetër, krijon një kontinent të ri, dhe një superoqean të ri.

Në këtë rast, ndahet një superkontinent, duke krijuar atë oqean të brendshëm.

Por këtë herë, gëlltitja nuk ndodh në oqeanin e brendshëm, por në superoqeanin që rrethon superkontinentin e shkëputur. Toka gëlltitet nga superoqeani, duke i ndarë kontinentet rreth globit. Superkontinenti në thelb shpërbëhet:Bregdetet e tij të dikurshëm, rreshtin së qeni së bashku për të formuar mesazhin e ri.

Ndërkohë, oqeani i dikurshëm i brendshëm tani është një superoqean i ri, që lidhet me superkontinentin e ri. Li dhe kolegët e tij, e përdorën modelimin për të argumentuar se gjatë 2 miliardë viteve të fundit, introversioni dhe ekstroversioni janë alternuar me njëri-tjetrin. Në këtë skenar, superkontinenti Nuna u shpërbë, dhe më pas formoi Rodininë nëpërmjet introversionit. Kështu superoqeani Nuna mbijetoi, për t’u bërë superoqean Rodinia, të cilën shkencëtarët e kanë quajtur Mirovoi.

Nuna dhe Rodinia, patën konfigurime të ngjashme, shprehet Li, që e vë theksin tek koncepti  se Nuna thjesht u shpërbë, dhe më pas u rikthye sërish si dikur. Por pastaj, korja oqeanike e Mirovoit filloi të gëlltitej. Rodinia u nda, teksa superoqeani i saj u zhduk.

Ajo u bashkua përsëri në anën tjetër të planetit si Pangea. Oqeani i ri që u formua si Rodinia u nda, dhe pastaj u bë superoqeani Pangea, i njohur si Panthalasa.

Dhe natyrisht, Pangea u nda për të krijuar kontinentet që njohim sot. Mbetjet e Panthalasas, njihen sot si kore oqeanike në Paqësor. Dy miliardë vitët e fundit të historise, të paraqitura në hulumtimet e reja janë të besueshme, thotë Mark Behn, gjeofizikant në Institutin Oqeanografik në Boston, SHBA, i cili studion historinë e vjetër të Tokës, por që nuk u përfshi në kërkimin e ri. Megjithatë, është e vështirë të dihet nëse ciklet e studiuara paraqesin një model të vërtetë dhe bazik.

“Kemi vetëm 3 përsëritje, kështu që jemi duke u përpjekur të nxjerrim prirjen nga pak cikle”- shton Behn. Nëse ndryshon modeli alternativ, deklaron Li, superkontinenti i ardhshëm do të formohet nga introversioni. Oqeanet e brendshme të krijuara nga ndarja e Pangeas -Atlantik, Indiani dhe oqeanet jugorë do të mbyllen.

Paqësori do të zgjerohet, për t’u bërë superoqean i vetëm i kontinentit të ri. Shkencëtarët e quajnë këtë superkontinentin e ardhshëm teorik, Amasia. Aktualisht, Paqësori është duke u rrudhur nga pak me anë të gëlltitjes, por ky model mund të vazhdojë ose jo për qindra miliona vjet.

E ardhmja e superkontinenteve të Tokës, mbetet e paqartë.

Modelet, që përpiqen të kombinojnë lëvizjet e kontinenteve të Tokës me dinamikën e brendëshme të mantelit të saj, mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse metodat e introversionit dhe ekstraversionit janë ose jo realiste, thotë Li.

“Live Science” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button