Psikologji

Dikush ju nënvlerëson? Ja si “t’ia ktheni” aty për aty, dhe çfarë të bëni

Gjithmonë mund ta vësh re kur po ju nënvlerësojnë, apo nuk po ju mbështesin. Por ju dini më shumë për veten se kushdo tjetër. Vetëm ju e dini sa të suksesshëm jeni dhe mund të vazhdoni të jeni. Ja disa gjëra që duhet të thoni dhe duhet të bëni, për t’iu kundërvënë atyre që përpiqen t’ju nënvlerësojnë.

1. Thoni këtë: “Pse mendon që nuk jam e aftë të bëj mirë? Dua të dëgjoj këndvshtrimin tënd, që të përmirësohem”. Kështu, ju çarmatosni deklaratën qortuese të tjetrës, me gatishmërinë tuaj për të dëgjuar pikëvështrimin e saj. Kështu, do i duhet që të marë përsipër supoziminq ë ka bërë për ju.

Bëni këtë: “Së jashtmi, shfaqni krenari për veten tuaj. Këtë mund ta bëni duke ecur plot vetëbesim, duke bërë zgjedhje të mençura në veshje, dhe të siguroheni që e bëni punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Të tjerët e kanë më të vështirë që t’ju nënvlerësojnë, atëherë kur dukeni se e dini çfarë po bëni.

2. Thoni këtë: “Mendoj që jam shumë e aftë për përgjegjësitë e reja”. Kjo është mënyrë shumë e mirë për të treguar ndjenjat tuaja, pa fajësuar tjetërkënd. Eshtë më efektive se sa të thuash që, ti gabohesh për aftësitë e mia. Kjo vendos një ekuilibër shumë të mirë mes shprehjes së vetvetes, dhe të mos shfaqurit si tip konfrontues.

Bëni këtë: “Sillni në mendje arsyet pse jeni krenarë për veten. Sado jo të rëndësishme mund të ngjajnë, arritjet tuaja të mëparshme mund të tregojnë se, ajo gjë e vogël për të cilën po ju nënvlerësojnë, nuk është dhe aq e rëndësishme kur e mendon.

3. Thoni këtë: “Çfarë ju shtyn ta bëni këtë pyetje?”, ose “Çfarë do të thotë kjo?” Eshtë një mënyrë shumë e mirë për t’iu kthyer atyre që ju nënvlerësojnë, por pa u përpjekur të jeni të këqinj. Për shembull, shefi mund të vërë në dyshim aftësinë për të bërë një detyrë, për shkak se keni dështuar një herë më parë.

Bëni këtë: “Përdoreni kriticizmin në mënyrë konstruktive. Nuk keni pse pranoni supozimet e të tjerëve apo të bini dakord me mendimin e tyre për aftësitë tuaja. Lërini të kuptojnë që do të punoni, nëse do e shihni të nevojshme.

4. Thoni këtë: “Sigurisht që keni të drejtën e mendimit tuaj, por do të preferoja që të fliste rezultati, në vend që të vendosni ju, nëse e bëj dot apo jo”. Një prej mënyrave më të mira për t’iu kundërvënë kritikëve, është që t’i bëni të shohin se si ia dilni mbanë, pikërisht në atë gjë për të cilën ju kanë kritikuar.

Bëni këtë: “Nëse dikush po ju nënvlerëson, thjesht fokusohuni të përsosni detyrën që po bëni dhe të injoroni supozimet. Eshtë mënyrë shumë e mirë, që të përdorni nënvlerësimin e tyre, si motivim për veten. Por mos harroni, nëse nuk ia dilni, e rëndësishme është si ndiheni ju dhe jo të tjerët.

5. Thoni këtë: “Të kujtohet gjë të kem kërkuar mendimin tënd? Mua jo!”. Mund të reagoni kështu nëse vini re një përpjekje të qëllimshme për t’ju bërë të ndjeheni inferiore.

Bëni këtë: Nëse dikush është i ashpër në nënvlerësimin tuaj, mund të shmangni gjithmonë që t’i jepni këtij personi kënaqësinë e reagimit. Për shembull mundet që thjesht ta injoroni dhe të largoheni. Nuk fiton asgjë kur merresh me njerëz që thonë gjëra të këqia. Me veprime mund t’i tregoni që gabohet, dhe nuk keni nevojë t’ia thoni me fjalë. / bota.al

Nëse mendoni se vlejti, ndajeni këtë artikull me miqtë

Leave a Reply

Back to top button