Magazine

“Dimri i madh po vjen”? Dominique Moisi: Nga “Game of Thrones” tek “House of Cards”, serialet televizivë pasqyrojnë botën tonë

Joshja prej kaosit tek “Game of Thrones”, Amerika në krizë tek “House of Cards”, frika nga e reja tek “Downtown Abbey”. Krijimet televizive pasqyrojnë temat e mëdha të sotme? Jo, është e kundërta

s2

Winter is coming” është titulli i episodit të parë dhe formula që përsëritet tek “Game of Thrones”. Sipas politologut francez, Dominique Moisi, ajo frazë është bërë globale, sepse “përkthen dhe përmbledh të gjithë frikërat tona përballë evolucionit të një bote kaotike dhe plot ankth”. “Dimri po vjen” pasqyron përparimin në gjirin e shoqërive tona, të një kulture të frikës. Në librin e ri që sapo ka dalë në Francë, “Gjeopolitika e serialeve televizive dhe triumfi i frikës”, Moisi paraqet triumfin e frikës përmes analizës së serialeve televizive, “që janë shprehje e përsosur e globalizimit dhe emocioneve që përshkojnë botën”.

Gjeopolitika e serialeve” bazohet në vëllimin paraardhës, “Gjeopolitika e emocioneve”?

Në një farë mënyre, është vazhdimi. Tek “Gjeopolitika e emocioneve”, kisha analizuar tre emocionet dominuese: kultura e frikës (Perëndim), e poshtërimit (botën arabe) dhe shpresës (Azi). Prej pak vitesh, stduentët e mi më kërkonin një version të ri të librit, dhe më shumë se sa thjeshtë ta përditësoja, mendova që të shkoj më tej, dhe të analizoj në thellësi seritë televizive më të rëndësishme. Një mënyrë e lehtë për të parashtruar pikëpyetje të rënda…

[real3dflipbook id=”1010″]

s1

Leave a Reply

Back to top button