Enciklopedike

Dinastitë më mbresëlënëse të Amerikës: Familja Barrymore

Screen Shot 2015-09-27 at 10.45.43

E pagëzuar “Familja e parë e Hollivudit”, Barrymore-t e kanë pushtuar industrinë e argëtimit nga ekrani në skenë, që përpara Luftës Revolucionare në Amerikë. Familja nisi me Maurice Barrymore – emri i tij i skenës – i cili lindi aktorët Lionel, Ethel, dhe John Barrymore.

John, i njohur gjithashtu si “Profili i Madh” për pamjen e tij aristokratike, ka qenë aktori më i spikatur në fillimet e shekullit 20. Bashkëshortja e dytë e Johnit, Dolores Costello, ishte gjithashtu një aktore e mirënjohur e filmave pa zë. Të dy lindën John Drew Barrymore që, kur prindërit u divorcuan, u rebelua kundër dëshirave të nënës së tij për ta mbajtur larg prozhektorëve, duke firmosur kontratën e parë si aktor në moshën 17 vjeç.

Vajza e John Drew, Drew, më e vogla dhe më e mirënjohura e Barrymoreve ka aktruar që në moshën 3 vjeç. Kumbari i saj është regjisori Steven SPielberg, i cili ka qenë regjisor në filmin ku ajo pati rolin e parë, “E.T.”. Më tej, Drew ka luajtur në filma si “Në makinë me djem”, “Engjëjt e Carlit” dhe “Këngëtarja e dasmave”. Drew, pasuria e të cilës vlerësohet 125 milionë dollarë, e lindi fëmijën e parë në vitin 2012 ndërkohë që fëmijën e dytë e lindi vetëm pak muaj më parë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button