Enciklopedike

Dinastitë më mbresëlënëse të Amerikës: Familja Trump-Kushner

Screen Shot 2015-09-25 at 09.20.46

Një prej manjatëve më të fuqishëm të pasurive të paluajtshme sot, Donald Trumpi e nisi karrierën e tij si investitor në prona të paluajtshme në kompaninë e të atit. Ndërkohë që në vitet nëntëdhjetë u përball dhe luftoi fort për të shmangur falimentimin si dhe akuzat për evazion, Trump ia doli që të ringrihet në këmbë si një biznesmen i suksesshëm, dhe më pas u bë mbi të gjitha i famshëm për shfaqjen e tij televizive “The Apprentice”.

Vajza e Trumpit, Ivanka po rezulton të jetë njësoj e mprehtë në biznes. Ajo bleu Rezortin Doral si dhe kursin e golfit Blue Monster në Miami për 150 milionë dollarë, sipas revistës Forbes, dhe ka planifikuar të shpenzojë 200 milionë dollarë për ta rinovuar. Ajo ka gjithashtu një linjë të suksesshme bizhush, parfumesh dhe këpucësh.

Bashkëshorti i Ivankës, biznesmeni Jared Kushner, drejton kompaninë e pasurive të paluajtshme të kompanisë së tij, “Kushner Properties”; ai është themelues i fondit të investimeve Thrive Capital; dhe është pronar i New York Observer, të cilën e bleu në vitin 2006 për 10 milionë dollarë.

3-vjecarja Arabella Kushner dhe vogëlushi një vit e gjashtë muajsh Joseph Kushner, dy fëmijët e Ivankës dhe Jaredit, kanë goxha perandori për të trashëguar: Donald Trumpi ka një pasuri prej 3.9 miliardë dollarësh, ndërkohë që thuhet se pasuria e Ivankës është 150 milionë dollarë. Ndërsa pasuria e Jaredit është 200 milionë dollarë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button