Enciklopedike

Disa fakte interesante rreth dinastisë Zhou

Screen Shot 2016-07-01 at 11.17.21Edhe pse historianët nuk pajtohen mbi kohën e saktë të fillesës, dinastia Zhou në Kinë ekzistoi afërsisht në vitet 1046 -221 Para Krishtit, dhe është më jetëgjata në historinë e kombit. Ajo është quajtur gjithashtu dinastia Çou. Nën këtë dinasti, shumica e Kinës veproi për herë të parë nën një qeveri. Ideja e “Mandatit të Qiellit” u krijua pikërisht gjatë kësaj dinastie.

Mandat përcaktonte se perandorët sundonin me lejen e Zotit, kishte vetëm një perandori në një kohë, një perandor që duhet të jetë i virtytshëm, në mënyrë që të sundojë, dhe një dinasti nuk ka të drejtë të zgjasë përgjithmonë. Ky mandat u jepte atyre të drejtën për të përmbysur një perandor, nëse nuk e besonin se qe i virtytshëm. Mbreti Uen themeloi dinastinë Zhou, e cila sundoi në vitet e fundit të Epokës Kineze të Bronzit, edhe pse i biri i tij, MbretiVu, ishte në pushtet para se të përfundonte dinastia Shang.

Përdorimi i hekurit u rrit në masë të madhe në atë periudhë, dhe kinezët i paraprinë evropianët në përdorimin e gjerë të këtij metali. Konfuci jetoi gjatë dinastisë Zhou, dhe Taoizmi u themelua si një fe. Bujqësia e zhvillua fuqimisht në ato vite, ndaj dhe gjuetia nuk qe më e nevojshme për sigurimin e ushqimit. Nga vitet e fundit të dinastisë, perandoria ishte ndarë në tre grupe të njohura si Uei, Han dhe Zhao. Atë e pasoi Dinastia Qin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button