Enciklopedike

Eshtë magjike, është e pakapshme. Lexoni disa fakte të çuditshme për orët dhe kohën

Kur është ndërruar ora për herë të parë dhe sa energji kursehet

– “Koha është iluzion. Koha e drekës jo”, bën shaka Douglas Adams në dokumentarin “Galaktika”. Megjithatë shkencëtarëve nuk u vjen për të qeshur. Disa teori të reja spekulative të fizikës sugjerojnë se koha lind nga një realitet më i thellë dhe i përjetshëm.
– Tentoni ta shpjegoni këtë kur shkoni në punë vonë. Një udhëtar mesatar amerikan humbet 38 orë në vit për shkak të vonesave të trenave.
– E dini pse duhet ta ndërroni orën në mars? Ndërrimi i orës për të kursyer kohën nisi si shaka nga Benjamin Franklin, që propozoi që njerëzit të ngriheshin më herët në mëngjeset e verës, që të punonin më shumë gjatë ditës dhe kështu të kursenin qirinjtë. Në Mbretërinë e Bashkuar u zbatua në vitin 1917 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
– Ditët e gjelbra. Departamenti i Energjisë ka përcaktuar se kërkesa për elektricitet bie me 0.5 për qind gjatë ditëve me orën e ndërruar. Kjo është ekuivalentja e gati 3 milion fuçive me naftë.
– Duke vëzhguar se sa shpejt arkëtarët e bankave mblidhnin monedha, këmbësorët ecën, punonjësit e postës folën, psikologët përcaktuan se tre qytetet me hapin më të shpejtë janë Bostoni, Buffalo dhe Nju Jorku.
– Po tre më të ngadaltat? Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.
– Një sekondë më parë përcaktohej si 1/86400 e gjatësisë së ditës. Megjithatë, rrotullim i Tokës nuk është shumë i besueshëm. Fërkimi i baticës nga dielli dhe hëna e ngadalëson planetin dhe rrit gjatësinë e një dite me 3 milisekondë për shekull.
– Kjo do të thotë se në kohën e dinozaurëve, dita ishte 23 orë e gjatë.
– Edhe moti e ndryshon ditën. Gjatë ngjarjeve “El Nino”, era e fortë e ngadalëson rrotullimin e Tokës me një fraksion të një milisekonde çdo 24 orë.
– Teknologjia moderne e bën edhe më mirë këtë punë. Në vitin 1972, një rrjet orësh atomike në më shumë se 50 shtete u bë autoriteti final i orës. Ato u bën aq të sakta, sa duhen 31.7 milion vite për të humbur një sekondë.
– Për ta mbajtur orën të sinkronizuar me rrotullimin e ngadaltë të Tokës, “një sekondë më tepër” shtohet një herë në disa vite. Kohët e fundit kjo ndodhi në pragun e Vitit të Ri të kaluar.
– Ora më e saktë në botë, në Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Kolorado, mat vibrimet e një atomi të vetëm zhive. Në një miliardë vite ajo nuk do të humbasë as një sekondë.
– Deri në vitin 1800, çdo fshat jetonte në zonën e tij të kohës, me orën e sinkronizuar sipas hënës lokale.


– Kjo shkaktoi telashe me oraret e trenave. Për disa kohë, u shpikën ora që tregonin orën vendase dhe orën e trenave.
– Në 18 nëntor të vitit 1883, kompanitë hekurudhore amerikane kërkuan përdorimin e një ore të vetme të standardizuar.
– Fakti që kompanitë hekurudhore kërkonin që orët në vende të ndryshme të ishin të sinkronizuara, mund të ketë frymëzuar Ajnshtajnin të zhvillonte teorinë e tij të relativitetit, që unifikon hapësirën dhe kohën.
– Ajnshtajni tregoi se graviteti e bën orën të lëvizë më ngadalë. Prandaj pasagjerët e avionëve, që fluturojnë aty ku tërheqja e Tokës është më e dobët, plaken më pak nanosekonda në secilin fluturim.
– Sipas teorisë të kuantit, momenti më i shkurtër i kohës që ekziston njihet si ora “Planck” ose 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondë.
– Koha mund të mos ketë ekzistuar gjithmonë. Shumë shkencëtarë thonë se është krijuar me pjesën tjetër të universit.
– Koha mund të ketë fund, por edhe mund të mos ketë. Hapësira është e pafund, po kështu edhe përjetësia ashtu është.

Leave a Reply

Back to top button