Psikologji

Disa fjalë që çdo nënë duhet t’i lexojë përditë…

  1. Je duke bërë një punë të mirë. Nëse ti shqetësohesh për të qenë një nënë e mirë, atëherë puna që po bën është e duhura. Ndoshta nuk po e bën detyrën e një nëne në mënyrë perfekte, por po e bën mirë dhe kjo gjë mjafton e tepron. Gjërat mund të përmirësohen me kohën, ndaj mos e streso veten kot.
  2. Për çdo gjë ka shpresë. Mos mendo se nuk ke për t’ia dalë mbanë asnjëherë me gjithë punët e përditshme. Përgatit një plan me aktivitetet që duhet të bësh dhe pas disa ditësh do ta shohësh edhe vetë se sa shumë do të të organizojë ai plan në rutinën tënde të përditshme. Do të gjesh shpresën e duhur se mund t’ia dalësh mbanë me çdo gjë, ashtu siç ia kanë dalë gjithë nënat e tjera.
  3. Ti nuk je e vetme. Edhe nëse nuk ke dikë që të të mbështesë në çdo moment, edhe në momentet e tua më të vetmuara, ti nuk ke pse ndihesh e vetmuar. Ka plot nëna në vendin tënd, në shtetet e tjera dhe në mbarë botën që po ndihen njësoj si ty. Nuk ke pse mendon se je një dështim, nëse je e lodhur emocionalisht. Pothuajse gjithë nënat kanë qenë apo do të jenë në të njëjtën situatë që je ti tani, ndaj nuk ke pse ndihesh e vetmuar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button