Horizonti.al

Disa gjëra që nuk i dinit, rreth Nikolla Kopernikut

Astronomi dhe kleriku polak Nikolla Koperniku vdiq në 24 maj 1543, revolucionarizoi shkencën me teorinë e tij heliocentrike në sistemin diellor.

Jetim shumë studioz.

Babai i astronomsë moderne lindi në 19 shkurt 1473 në Torun, Poloni. Mbeti jetim në moshën 10 vjeçare dhe një dajë që ishte ipeshkv dhe profesor u kujdes për edukimin e tij. Studioi në disa universitete: Krakovë, Bolonjë, Romë, Padova…

Figurë poliedrike.

Koperniku thelloi studimet e tij në shumë lëndë; matematikë, mjeksi, fizikë, drejtësi, filozofi, teologji, ekonomi, greqisht, diplomaci dhe astronomi. Kjo e fundit do të ishte pasioni i tij, por që merrej vetëm në kohën e lirë, atëherë kur i linte punët e tij zyrtare si kanonist, economist, politikan dhe jurist.

Teoria e tij vinte që prej së largu.

Teoria e tij revolucionare heliocentrike; planetët duke përfshirë edhe Tokën rrotullohen përreth Diellit dhe jo e kundërta ashtu siç pohonte Ptolemeu në shek II, në fakt ishte formuluar nga Aristarku i Samosit, shek III para krishtit, por që ishte hedhur poshtë.

Xhiroja kopernikiane

Koperniku e zhvilloi tek “De revolutionibus orbium coelestium”, mbi revolucionet e trupave qiellorë. Nuk u publikua deri para pak se të vdiste në 1543 nga frika e Kishës. Ndryshimi që solli termi xhiro kopernikiane sot i referohet çdo ndryshimi radikal dhe absolut.

“Faji” ishte i Galileos.

Përhapja e veprës dhe e teorisë së tij në të vërtetë do të ishte pasojë e procesit kundër njeriut të shkencës, astronomit, inxhinierit dhe fizikantit italian Galileo Galilei (1564-1642), që e mbrojti dhe u gjykua për atë nga Kisha për inkuzicion.

Homazh në hapsirë.

Një krater në Hënë, i vendosur në Mare Insularum është pagëzuar për nder të Kopernikut. Gjithashtu objekte ose vende të tjera të lidhura me hapsirën mbajnë emrin e tij, p.sh qysh prej 1934 një asteroid i zbuluar nga Karl Wilhelm Reinmuth emërtohet (1322) Coppernicus.

Edhe në kimi.

Në tabelën periodike të elementëve kimikë ka një emër për nder të astronomit polak. Në 19 shkurt të 2010 Bashkimi Ndërkombëtar i Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC) emërtoi elementin 112 të kësaj tabele me emrin copernicio.

Varri u zbulua në 2005.

Vendi ku prehen eshtrat e Kopernikut u zbuluan në vitin 2005 nga arkeologu polak Jerzy Gassowski nën një bli në katedralen e Frombork, Poloni ku Koperniku ishte kanonizuar. Analizat e ADN-së konfirmuan në vitin 2008 se bëhej fjalë për të. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button