Psikologji

Disa këshilla për ta përdorur kohën e lirë në mënyrë të efektshme

  1. Së pari, bëni punët më të rëndësishme që keni dhe më pas ato më pak të rëndësishme.
  2. Mësoni të thoni “Jo” për gjërat që nuk ju interesojnë, ose që nuk ju sjellin asnjë përfitim.
  3. Fli të paktën 7-8 orë. Nëse fle më pak orë, do të jesh ti që do t’i vuash pasojat të nesërmen.
  4. Përkushtoju në maksimum gjithë gjërave, me të cilat po merresh ndërkohë.
  5. Mos lejo asgjë të parëndësishme të demoralizojë. Vazhdo përpara me besim dhe këmbëngulje.
  6. Mos i shih detyrat e tua të përditshme si detyra. Ktheji ato në zakone dhe do t’i zbatosh më lehtë.
  7. Mos shpenzo shumë kohë përpara TV, kompjuterit, apo celularit. Është kohë e çuar dëm.
  8. Vendos limite kohore për gjërat që do të bësh dhe zbatoji ato limite me përpikmëri.
  9. Vendos edhe disa minuta pushimi midis gjërave që do të bësh. Je njeri. Ke nevojë për pushim.
  10. Bëj ushtrime fizike dhe ushqehu shëndetshëm. Do të jesh më produktiv në çdo gjë që bën.
  11. Mos e stërmundo veten për të bërë sa më shumë gjëra në ditë, nëse nuk ia del dot.
  12. Bëj diçka edhe në kohën e lirë. Mos rri kot. Merru me diçka të thjeshtë edhe në kohën e lirë.
  13. Organizoje kohën tënde duke përdorur një axhendë me gjithçka që do të bësh gjatë ditës.
  14. Gjej dhe kohë për qejf. Fundjavën mund ta përdorësh edhe për shopping, apo për plazh.
  15. Ndalo së bëri gjërat e parëndësishme që ke vënë re gjatë rutinës tënde. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button