PsikologjiSi të ...

Disa këshilla për të pasur trupin e engjëjve të Victoria Secret’s

Ato konsiderohen si femrat më të bukura dhe më joshëse në botë dhe të gjitha dëshirojmë që të jemi aq në formë sa engjëjt e Victoria Secret’s. Trupi i tyre i palestruar dhe me forma si i Bella Hadid, Kendall Jenner, Gigi Hadid etj konsiderohet si një trup perfekt që ka format e dëshiruara dhe peshën ideale.

Epo tani edhe ju mund të bëheni si ato pasi ne kemi zbuluar dietën e vajzave dhe të themi të drejtën nuk është se ka ndonjë gjë të veçantë.

Ju duhet të bëni një gjumë të duhur rreth  7 deri në 9 orë

Hidratimi është shumë i rëndësishëm kështu që konsumoni 2 deri në 4 litra ujë

Mos konsumoni asgjë me sheqer ose ushqime të përpunuara, pa alkool, carbs vetëm  përpara stërvitjes, mos konsumoni shumë karbohidrate, modelet këtë bëjnë  3-5 ditë para shfaqjes.

Sa herë të ndiheni të stresuar meditoni, bëni një shëtitje, apo bëni një dush për të mbajtur në nivel sa më të ulët hormone e stresit.

Ushqimet që duhet të konsumoni janë këto:

Konsumoni Proteina ku mund të gjenden tek  mishi i kuq, peshku etj.

Hani sa më shumë arra, avokado, vaj ulliri, vaj kokosi.

Përpara se të bëni ushtrime  konsumoni disa  patate e ëmbël, kungull ose fruta./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button