Disa “marifete” psikologjike që mund t’i përdorni mbi njerëzit e tjerë
21/08/2017
1 minute read
Kur një grup njerëzish qesh, njerëzit kanë zakon të shikojnë nga personi i grupit me të cilin ndihen më pranë (apo duan të ndihen më pranë)
Hidhuni një sy këmbëve të njerëzve kur flisni me ta. Nëse i kanë të drejtuara në anë tjetër nga ju, kjo ndoshta do të thotë se duan t’i japin fund bisedës.
Kur dilni për herë të parë me një vajzë, përpiqu ta cosh në një vend me të vërtetë argëtues. Ajo do të të asociojë gjithmonë në mendjen e saj, me ndjesinë ngazëllyese që përjetoi.
Përpiqu të vëresh ngjyrën e syve të dikujt kur e takon. Kohëzgjatja e vështrimit në sy do i bëjë t’ju pëlqejnë më shumë.
Nëse punoni në marrëdhënie me klientë, përpiquni të vendosni një pasqyrë prapa vetes. Njerëzit kur shohin veten në pasqyrë do të jenë më pak të këqinj.
Njerëzit nuk e bëjnë dallimin mes shkëlqimit në një profesion dhe vetëbesimit. Nëse ju dukeni si një person që e dini se cfarë bëni, njerëzit do të kenë prirjen të vijnë pas jush.
Njerëzit janë më të prirur të bien dakord t’ju bëjnë një nder më të vogël, nëse ju kanë refuzuar fillimisht dy ndere më të mëdhenj.
Nëse shfaqeni shumë i lumtur dhe i kënaqur që takoni dikë, herën tjetër që do të takoheni personi në fjalë do të shfaqet shumë më i kënaqur dhe i lumtur.
Para intervistave, imagjinoni sikur jeni miq të vjetër me intervistuesit. Jeni ju që e vendosni si e perceptoni një situatë, dhe rehatia që do ju kapë do të jetë ngjitëse.
Mos thoni apo shkruani “Unë mendoj” apo “Unë besoj”: Kjo gjë nënkuptohet gjithësesi dhe do ju bëjë të dukeni si me më pak vetëbesim.
Shprehjet emocionale janë vetëm një mënyrë për të ndjerë emocione. Nëse doni të jeni të lumtur, buzëqeshni sa më shumë që të mundeni.
Nëse dikush është i zemëruar me ju dhe ju ruani qetësoni, personi në fjalë mbase do të zemërohet më shumë, por më pas do të ndihet i turpëruar. /www.bota.al