Psikologji

Disa mënyra të thjeshta, për të ndaluar së menduari në mënyrë pesimiste

Përditshmëria jonë na mbush plot me strese dhe mendime pesimiste. Shpesh e gjejmë veten duke menduar gjithashtu se si t’i shmangemi atyre, por prapë zhytemi në pesimizmin tonë duke mos gjetur shpëtim. Ne jemi munduar t’ju hartojmë një listë me ato çfarë mund të bëni për t’i qëndruar larg mendimeve negative.

  1. Jini të vëmendshëm.
    Në momentin që filloni të mendoni për diçka negative, mund të nisni të përjetoni një sërë simptomash fizike dhe mendore, duke përfshirë ankthin, axhitimin dhe humbjen e përqendrimit. Në momentin që nisni të përjetoni këto shenja, mundohuni të mendoni për diçka pozitive që ju ka ndodhur atë ditë. Ndoshta një kompliment nga dikush, një përqafim apo një puthje nga dikush tjetër etj.
  2. Shpëqendroje veten.
    Mendo për gjëra pozitive dhe nëse të duket tepër e vështirë diçka e tillë, atëherë nis të bësh gjëra që të pëlqejnë. Dil nga shtëpia apo nga zyra, sado pak minuta, dëgjo muzikë, luaj një lojë, lexo etj. Bëj gjërat që ty të pëlqejnë, sepse edhe nëse të duket tepër e pamundur të mendosh për gjëra optimiste, mendja jote në mënyrë të padiskutuar do të largohet sadopak nga pesimizmi që ju ka kapluar.
  3. Bëhu një vëzhgues.
    Kjo gjë nënkupton t’i shihni problemet tuaja dhe të mendoni se si t’i zgjidhni ato në mënyrë të qetë, pa e munduar veten me mendime negative, apo me pyetje se pse gjithë të këqijat po ju ndodhin juve. Pasi jeni menduar, duhet të mundoheni ta ktheni përqendrimin atje ku e kishit më parë, tek puna juaj, tek studimi, apo tek çdo gjë tjetër me rëndësi që po bënit më parë.
  4. Vendos njoftime në celular apo kompjuter.
    Këto janë mjete komunikimi që, me përdorimin e tyre kudo, zënë një pjesë të mirë të kohës sonë. Duke mos qenë e lehtë të mendojmë me optimizëm në çdo moment, atëherë mund të kontribuojmë sadopak në fokusimin në gjëra të tjera, të cilat nuk na shtyjnë në pesimizëm. Këtë mund ta bëjmë duke vendosur njoftime në kompjuter apo celular të tipit “Ku e ke vëmendjen?; Ekziston ky moment tani dhe nuk do të kthehet më; Mjaft mendove gjëra negative”. Përsëritja e tyre çdo ditë është një metodë shumë e mirë për t’ia dalë mbanë me pesimizmin.
  5. Harroji kriteret mbi perfeksionin.
    Disa njerëz mendojnë se do të ndihen mirë duke e bërë gjithçka në mënyrë perfekte, duke harruar se njerëzit e tillë kanë nivele më të larta të ankthit dhe depresionit. Mirëpo duke menduar në një formë të tillë, çdo formë “joperfekte” e realizimit të gjërave kthehet në një formë pesimizmi për ju. Mos veproni në një mënyrë të tillë që të lëndoni veten tuaj, me koncepte apo kritere që ju i lejoni në mendjen tuaj. Përzgjidhni mendimet duke menduar gjëra pozitive. Kjo do t’ju sjellë edhe më tepër lumturi dhe optimizëm në jetë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button