Psikologji

Disa mësime për jetën nga Emma Watson, që nuk duhet t’i lini pa lexuar…

Kush nuk e njeh vajzën e zgjuar të serisë së librave dhe filmave të “Harry Potter”? Kush nuk e njeh aktivisten e kohëve të fundit për barazinë gjinore? Emma Watson i ka kushtuar karrierës një pjesë të mirë të jetës së saj, pasi u përfshi në botën e kinematografisë shumë e vogël, aq sa për shumë persona u shndërrua edhe në idhullin e fëmijërisë së tyre. Ndërkohë, në vijim do të mund të lexoni disa nga mësimet që mund të përfitojmë prej saj.

  1. Edukimi është i rëndësishëm (edhe nëse je i pasur).

Emma Watson në moshën 13 vjeçare u bë aq e pasur, saqë ne ndoshta nuk kemi për të qenë ndonjëherë në jetën tonë. Gjithsesi, edhe pse ishte e pasur kur arriti moshën e pjekurisë, ajo u regjistrua në Universitetin e Broën, duke na dhënë të gjithëve mesazhin se edukimi është ndër prioritetet që duhet të kemi në jetë. Emma mund të zgjidhte edhe të flinte e qetë duke shpenzuar lekët që i kishin siguruar gjithë jetesën, por nuk e bëri, pasi arsimimi është çelësi i gjithçkaje në jetë.

  1. Bëj atë që të pëlqen, edhe pse mund të duket se askush mund të mos e pëlqejë.

Kur Emma Watson publikoi fushatën #HeForShe dhe mbajti edhe fjalimin e saj, u shpreh: “Kush është ajo? Ajo vajza që aktron tek Harry Potter? E çfarë po bën në një fushatë të tillë?”, duke ruajtur të njëjtin ton ironik të zërit. Gjithsesi, ajo vazhdoi me fushatën e saj, pasi besonte tek gjërat që donte të arrinte dhe nuk priste që dikush të luftonte për të.

  1. Jeta jote të përket vetëm ty dhe mund ta jetosh si të duash vetë.

Edhe pse Emma u bë e njohur që në moshë shumë të vogël, sërish ka arritur t’i menaxhojë miqësitë e saj, si dhe ndoshta edhe lidhjet private në një mënyrë të tillë që askush të mos mësojë gjë për të. Deri tani, ende nuk kemi dëgjuar ndonjë skandal nga jeta e saj personale.

  1. Ti nuk ke pse ndjek turmën.

Erdhi një moment gjatë xhirimeve të “Harry Potter”, të cilin Daniel Radcliffe dhe Rupert Grint i rinovuan kontratat e tyre, ndërsa Emma po e vononte nënshkrimin e kontratës së saj. Në atë kohë ajo mendonte se regjistrimet e Harry Potter do ta pengonin gjatë provimeve në universitet, ndaj dhe stafi i xhirimeve vendosi që periudhat e xhirimeve t’i caktonin pas provimeve të Emmës në fakultet.

  1. Kujtohu përherë edhe të kënaqesh.

E kemi parë të kërcejë me Jimmy Fallon, të bëjë selfie humoristike me stafin e “Beauty and the Beast”, apo të tallet gjatë prapaskenave të “Harry Potter”, duket sikur ajo ka kaluar një kohë mjaft të mirë duke qenë vetvetja, si dhe duke jetuar jetën e saj. Ajo mund të ketë parë shumë gjëra, të ketë bërë shumë gjëra, apo të ketë punuar me njerëz që ne nuk i imagjinojmë dot, por ajo është një vajzë e dashur dhe humoristike me të gjithë, sidomos me fansat e saj.

Leave a Reply

Back to top button