Thenie

“Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin. Disa të tjerë zgjohen dhe punojnë fort për ta arritur atë”

Eminem, disa nga thëniet më të bukura të mbretit të Rap-it…

“Bëhu i fortë. Bëji të tjerët të habiten se si po mundesh të buzëqeshësh përsëri”.

“Mua nuk më intereson nëse je i bardhë, me ngjyrë, heteroseksual, biseksual, homoseksual, i shkurtër, i gjatë, i dobët, i shëndoshë, i pasur apo i varfër. Nëse sillesh mirë me mua, do të sillem edhe unë mirë me ty. Kaq thjesht”.

“Mos u përpiq asnjëherë të më gjykosh mua, sepse ti nuk e di se çfarë kam kaluar unë”.

“Nëse njerëzit përfitojnë diçka nga muzika ime, do të doja të ishte motivimi për të kuptuar se gjithçka është e mundur për aq kohë sa punon për diçka dhe nuk dorëzohesh”.

“Jeta është shumë e shkurtër dhe unë nuk kam kohë për ta shpenzuar atë në mënyrë të kotë”.

“Përpara se të gjykosh dikë, duhet të bësh fillimisht njëfarë rruge në këpucët e tij”.

“Nëse ke armiq, shumë mirë. Kjo tregon se ti po qëndron për diçka”.

“Çdokush ka synime, aspirata apo çdo gjë tjetër dhe çdokush ka qenë në një pikë në jetën e vet, ku askush nuk i ka besuar”.

“Çdo gjë mund të ishte shumë perfekte, por jeta nuk është si në përralla”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button