Horizonti.al

Disa njerëz kanë ritëm, të tjerë nuk kanë. Pse ndodh?

Psikologët kanë identifikuar tre faktorë që kontribuojnë në dallimet mes njerëzve sa u përket aftësive ritmike: kujtesa dëgjuese afatshkurtër, aftësia për të ndjerë një strukturë të rregullt ritmi në tinguj dhe stërvitja muzikore.

Një studim i 62 personave botuar në vitin 2012 zbuloi që secili prej këtyre faktorëve ishte i lidhur me aftësinë e pjesëmarrësve për të riprodhuar një ritëm, duke e formuar me duar mbi një tryezë.

Studimi tregoi gjithashtu se nuk është që disa njerëz e kanë aftësinë ritmike dhe të tjerë jo. Në fakt ka një përhapje të saj, nga më e ulëta deri tek më e larta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button