Psikologji

Disa përgjigje të dhimbshme të atyre që kanë provuar vetëvrasjen. Duhet t’i lexoni!

Ka mjaftuar një postim i vetëm në faqen e Facebook-ut “Mental Health Awareness”, që i ka bërë shumë njerëz të flisnin për ngjarjet e tyre të vështira në jetë. Njerëzit që kanë tentuar vetëvrasjen, u pyetën se çfarë do të donin të përcillnin tek të tjerët lidhur me eksperiencën e tyre. Disa nga përgjigjet ishin:

“Dua që njerëzit të kuptojnë se në ato momente gjithçka të duket si mundësia më e mirë, sidomos kur ndihesh sikur i je bërë barrë dikujt që e do. Nga pikëpamja e atij që tenton vetëvrasjen, ky veprim nuk duket aspak si egoist, edhe pse është i tillë”. – Conrad K.

“Unë uroj që njerëzit të dinin se çfarë gjërash më kalonin në mendje, kur unë provova të gëlltisja gjithë sasinë e ilaçeve që piva. Shumë njerëz e quajnë vetëvrasjen si një mënyrë frikacake për t’u shmangur nga problemet, por nuk arrijnë ta kuptojnë se sa keq je kur humbet dikë që do. E kuptojnë vetëm, kur ndodhen edhe vetë në atë situatë”. – Hayley L.

“Unë jam një “e mbijetuar”, edhe pse mendimet për ta përsëritur atë veprim më kalojnë nëpër mendje. Një nga gjërat që më mban në këtë botë, është teksa shoh fëmijët e mi (edhe pse tashmë janë të rritur) dhe mendoj se sa shumë gjëra do të bënin ata të vetëm, kur unë të vdisja, apo më keq akoma, nëse unë mbetesha në një gjendje vegjetative. E marr përditë vendimin të eci përpara dhe të hedh nga një hap përpara çdo ditë”. – Tanya M.

“Vëllai im kreu vetëvrasje. Kjo gjë ka siguruar një dhimbje të madhe në zemrën e nënës sime, e cila nuk do të shërohet asnjëherë. Ajo kaloi shumë vite duke i vënë faj vetes. E dini edhe ju atë shprehjen që përdoret: “Nëse ai do të më kishte thënë çfarë po ndodhte me të, unë do ta ndihmoja”. Edhe mami im thoshte të njëjtën gjë. Unë kam lexuar shumë pas asaj ngjarjeje, madje kam takuar edhe profesionistë të shëndetit mendor dhe tani arrij të kuptoj, se pse ai e quante një faj të tijin. Ai nuk ishte frikacak. Unë nuk bie dakord me vendimin e tij, por e respektoj gjithsesi. Më mungon vëllai im dhe do të doja të rriteshim bashkë, por më vjen mirë që ai është në një vend, në të cilin nuk e lëndon më veten e tij”. – Nancy R.

“Gjithçka që unë dua të kuptojnë të tjerët, është se kjo nuk është një zgjidhje frikacakësh dhe se askush nuk ka për të kuptuar mendjen e një personi të vendosur për t’u vetëvrarë. Sa e tmerrshme është çdo gjë në ato momente. Nuk mendon për fëmijët e tu, për familjen tënde, thjesht do të largohesh nga kjo botë”. – Dede J.

“Dua t’i them të gjithëve se jeta është e çmuar. Edhe pse mund të ndihesh tmerrësisht keq në këto momente, nuk ka për të qenë përherë kështu. Mos ia moho vetes kohën dhe mundësinë për t’u bërë më mirë”. Jamie W.

 

Leave a Reply

Back to top button