Horizonti.al

Disa të dhëna mbi Alzhaimerin

Sëmundja e Alzhaimerit është një sëmundje e parikthyeshme dhe progresive e trurit që shkatërron ngadalë kujtesën, mendimet, gjuhën dhe me kalimin e kohës edhe kryerjen e nevojave më të thjeshta. Në pjesën më të madhe të rasteve simptomat e para shfaqen pas moshës 60 vjeҫ. Formimi i pllakave amiloide dhe i nyjeve neurofibrilare në tru janë dy shkaqet kryesore të sëmundjes.

Aktualisht rreth 46.8 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga Alzhaimeri dhe nga demenca të tjera.

Rezistenca e rritur ndaj insulinës ose diabetit tipi 2 rrit rrezikun e krijimit të pllakave cerebrale të lidhura me sëmundjen e Alzhaimerit.

Një studim pioner lidh për herë të parë ҫrregullimet cerebrale me nivelet e rritura të kolesterolit në gjak.

Doza të larta të vitaminës B mund të përgjysmojnë tkurrjen e trurit tek personat e moshuar që eksperimentojnë disa shenja të sëmundjes së Alzhaimerit.

Personat me Alzhaimer që kanë një kokë të madhe kanë një kujtesë më të mirë dhe më shumë aftësi për të menduar,  sesa pacientët me të njëjtën sëmundje, por me kokë të vogël, edhe pse Alzhaimeri ka shkatërruar të njëjtën sasi neuronesh tek të dy rastet.

Funksionet e para që prek kjo sëmundje janë ato të sistemit leksikor dhe të kategorive semantike, sidomos të referencave  njerëzore. Problemet olfaktive mund të shërbejnë si një indikator i sëmundjes së Alzhaimerit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button