Histori

Dita kur ëndrra për hapësirën “vdiq”

Deri në vitin 1986, amerikanët ishin mësuar tashmë me idenë e mrekullueshme që burra dhe gra mund të fluturonin në hapësirë. Programi hapësinor i NASA-s ishte një motiv krenarie kombëtare, kjo ishte agjencia e rrallë shtetërore që ofronte lajme të mira dhe ekspozonte ekspertizën teknologjike të Amerikës.

Por një besim i tillë i verbër pësoi një fund tragjik në 28 janar 1986.

Atë ditë, mijëra spektatorë, të veshur për një mëngjes të ftohtë, prisnin nisjen e anijes kozmike “Challenger” në Cape Canaveral në Florida. Në të gjithë vendin, studentëve u ofrohej një pamje e ngjashme falë NASA-s, e cila kishte marrë masat që misioni të transmetohej në qindra klasa shkollash, në nderim të astronautit të parë civil të programit, mësueses nga Nju Hempshir, Christa McAuliffe.

Për ata dëshmitarë, pamjet e gëzimit dhe magjepsjes u shndërruan në horror vetëm 73 skonda pas nisjes, kur anija u shpërbë në ajër, duke vrarë të shtatë astronautët.

Ata që nuk panë ngjarjen direkt do të tmerroheshin prej pamjeve të dy shtëllungave gjigande të tymit, nga një lëmsh i zjarrtë 10 milje mbi tokë, pamje që do të transmetoheshin vazhdimisht në rrjetet televizive, teksa niste hetimi dhe i gjithë vendi vajtonte tragjedinë.

“Kjo ishte një traumë për psikikën e kombit”, tha për atë ngjarje astronauti dhe ish senatori Bill Nelson. Ronald Reagani anuloi fjalimin para kombit, që do të mbahej atë natë, dhe u përpoq të ngushëllojë një publik të tronditur.

Më poshtë, disa pamje të asaj dite fatkeqe që zbriti me këmbë në tokë aspiratat e Amerikës për hapësirën. /bota.al

space 1

Ekuipazhi i “Challenger” del nga ndërtesa e qendrës operacionale në Qendrën Hapësinore “Kennedy” në Florida

space 2

Spektatorë në zonën VIP në Qendrën Hapësinore “Kennedy” shohin momentin e ngritjes së anijes kozmike “Challenger”

space 3

Shokët e klasës së Scott McAuliffe, djali i mësueses së pare amerikane, Christa McAuliffe brohorasin teksa anija kozmike shkon drejt qiellit. Scotti, babai i tij dhe familja e panë nisjen nga një tjetër vend.

space 4

“Challenger” shpërthen pak pas nisjes, rreth 10 milje mbi tokë. Ndonëse duket se është shpërthim, në fakt nuk ka patur një zhurmë, vetëm ajo e motorrëve që ndalen teksa shkatërrohet serbatori i anijes.

space 5

Fytyrat e spektatorëve transmetojnë tronditjen, tmerrin dhe trishtimin

space 6 space 10 space 9 space 8 space 7

 

Leave a Reply

Back to top button