Histori

Ditarët e Hajnrih Himlerit, arkitektit të Holokaustit. Ja çfarë shkruante nazisti që shfarosi 6 milionë hebrenj

Screen Shot 2016-08-20 at 22.12.19

Teresa nr 156 e Partisë Nacionalsocialiste Gjermane, i  përkiste njeriut që hyri në histori si arkitekti i Holokaustit, Hajnrih Himlerit. Në krah të Hitlerit që nga viti 1923, njeriu nga Mynihu i Bavarisë, arriti në pak vite të ngrihet në krye të pushtetit gjerman:që në janar të vitit 1929 mori titullin e Rahjfyhrerit, komandantit të Rajhut, duke u vendosur në drejtimin e SS, formacioni më i përgjakshëm paramilitar i regjimit nazist.

Pas marrjes së pushtetit nga Hitleri, Himleri qe në mesin e organizatorëve të asaj që do të hyjë në histori si “Nata e thikave të gjata”. Gjatë natës mes 29 dhe 30 qershorit 1934, formacionet paraushtarake SA që kishin përbërë shtyllën kryesore të Partisë Nacional Socialiste deri në atë kohë, u eliminuan me urdhër të Hitlerit:pikërisht Himleri fabrikoi provat që shërbyen si pretekst për të eliminuar 150-200 kundërshtarë politikë.

Pas kësaj ngjarjeje, Hajrih do të rritet edhe më të shpejt në hierarkinë e pushtetit, duke marrë drejtimin e Gestapos, policia së brendshme gjermane, më pastaj u emërua drejtor i Zyrës së Sigurisë së Rajhut, dhe në fund Ministër i Brendshëm. Ai kreu vetëvrasje në fund të luftës, pasi tradhtoi Hitlerin në prill të vitit 1945, kur kishte kuptuar se emri i tij ishte i lidhur me shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Ishte pikërisht Himleri ai që  projektoi dhe ndërtoi makinerinë e “zgjidhjes përfundimtare”. Mbi një mijë faqe të ditarëve të tij, qenë sekuestruar nga Ushtria e Kuqe dhe ishin vendosur në arkivat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes ruse në Podolsk në afërsi të Moskës. Mediat kanë botuar së fundmi disa fragmente. Nëpër faqte e këtij ditari, ravijëzohet një portret shumë besnik i jetës së atij që ka mbetur në histori si një nga kriminelët e luftës më të këqij në historinë botërore. Ditë me shënime mbi pushkatimet, takime politike dhe masazhe; mes faqeve kujtimi i ngjarjeve ndërmjet viteve 1938-1944, vite thelbësore të Luftës së Dytë Botërore. “Ora 10-12:Masazh; 14: Dreka me zyrtarë SS; 15-19: Takime politike; 20:Darka; 21:Takime të tjera, njëri prej tyre për të diskutuar raportet e policies, sipas së cilës aleatët tanë në Poloni kanë refuzuar të luftojnë; 21-22: Para se të shkoja në shtrat, urdhërova pushkatimin e 10 oficerëve, ndërsa familjet e tyre u dërguan në një kamp përqendrimi”.

Pikërisht për të motivuar Holokaustin, ai shkruan në faqet e një fjalimi publik:”Jam duke folur për evakuimin e hebrenjve, për shfarosjen e popullit hebre. Është diçka e lehtë për t’u thënë. Çdo anëtar i partisë do të thotë se kjo është pjesë e planit, po eliminojmë hebrenjtë, dhe kjo është e gjitha. Por pastaj të gjithë kanë nga një çifut për të shpëtuar. Do t’iu thonë:”Gjithë të tjerët janë derra, por ky është një çifut i klasit të parë”.

Kështu u çel gjuetia për hebrenjtë në të gjithë Evropën, dhe gjithmonë nga fjalët e tij mund ta kuptojmë shumë mirë se njeriu, tanimë në krye të ideologjisë naziste, kalonte shumë kohë në kampet e vdekjes, ku u çuan miliona hebrenj, dhe dëshmoi në ditar “efektivitetin e instrumenteve të vdekjes”. “Askush nuk ka parë 100, 500, 1000 trupa që dergjen të shtrirë së bashku. Duke parë skena të tilla, dhe mbetur të ftohtë e të pandjeshëm, kjo na ka bërë të ashpër dhe të ftohtë. Është një faqe e lavdisë që nuk përmendet asnjeherë. Ne e dimë se sa e vështirë do të ishte sot, nëse pas sulmeve me bomba në qytete, privacioneve dhe luftës, të kishte ende hebrenj si sabotatorë dhe agjitatorë të fshehtë. E kryem këtë detyrë të vështirë për të mirën e popullit tonë. S’ka asgjë të gabuar brenda nesh, në shpirtin tonë, apo në mënyrën tonë të sjelljes”.

Damien Imoehl, gazetari i gjermanes “Bild” që botoi ditarët, tha se ai mbeti i impresionuar nga portreti i Himlerit që del nga ditaret:”Ai ishte shumë i kujdesshëm me gruan dhe vajzën e tij, ashtu si edhe në lidhjen e fshehtë me sekretaren e tij. Kujdesej për shokët dhe miqtë. Pastaj ishte njeriu i tmerreve”. Shumë referenca ndaj dashurisë për vajzën e tij Gudrun, të cilën e therriste me nofkën Pupi, një naziste e papenduar që jeton ende sot në Mynih, dhe ndihmon ish-nazistët përmes një organizate të quajtur “Stille Hilfe”.

Leave a Reply

Back to top button