Zodiak MeB

Ditë e mirë për Demin, tërheqje fatale për Gaforren, e shtuna me fat e Akrepit. HOROSKOPI sot, 16 shkurt 2019

HOROSKOPI I DITES SE SOTME PER TE GJITHA SHENJAT

DASHI

Një rënie e lehtë e energjisë mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit apo pse nuk keni pushuar mirë. Nëse mundeni, ngadalësoni ritmin, anuloni disa angazhime nga rendi i ditës. Fiziku do t’ju falenderojë! Mund të jetë gjithashtu një ide e mirë për t’u kujdesur për “forcimin ditor”, me bazë pelte dhe mjaltë mbretëror.

DEMI

Ditë e mirë, për shumë arsye! Dhurojini vetes, sa për të bërë një ndryshim, një program shumë të këndshëm për ju dhe të dashurit tuaj, por kësaj here shtoni pak paparashikueshmëri. Do të jetë një mënyrë për të kthyer faqen dhe për të përuruar një fazë të re, shumë më të favorshme se ajo e mëparshme. Një deklaratë dashurie, do ta bëjë mbrëmjen mjaft ngazëllyese dhe të gjallëruar.

BINJAKET

Prozhektorët janë drejtuar nga çështjet financiare. Ju keni çelësin për të hapur derën për horizonte të reja, për të gjetur zgjidhjet e duhura për problemet, veçanërisht ato që lidhen me paratë. Ju takon të dini se si ta përdorni në kohën e duhur! Jo çdo gjë do të zhvillohet pa probleme për ata që janë në çift, veçanërisht nëse marrëveshja me partnerin nuk është shumë e fortë. Hiqni dorë nga një shpenzim i panevojshëm.

GAFORRJA

Do të bëni diçka interesante që do të jetë dhe një mënyrë ikjeje nga rutina… Qielli mbi ju sjell momente magjike me personin që doni dhe një surprizë të bukur, nëse jeni vetëm, që mund t’ju rezervojë një udhëtim: do jetë natyrisht një tërheqja fatale, e favorizuar nga hijeshia juaj, por edhe një ndërthurje e habitshme koinçidencash.

LUANI

Problemet që ju prekin në këtë moment nuk janë aq serioze dhe është e lehtë të gjeni zgjidhjen e duhur; e rëndësishme është që të mos veproni impulsivisht. Në dashuri, bëni kujdes për gabimet e atyre që janë pranë jush: nëse insistoni me kritika dhe vëzhgime, shkalla e mbështetjes së ndërsjellë do të reduktohet në minimum. Gjeni hapësirën për t’iu kushtuar zbavitjeve, interesave dhe pushimit.

VIRGJERESHA

Ditë e gazuar dhe plot gjallëri, falë kalimit të Hënës në Gaforre. Gjithçka lëviz në një mënyrë pozitive: ju keni përshtypjen se rrota e fatit ju favorizon. Në më shumë se një rast do të keni shumë ide të mira! Ata që janë vetëm t’i pëvishen punës, nëse nuk duan që personi që duan ta kenë në krah, të orientohet nga “brigje të tjera”.

PESHORJA

Hëna e acaruar mbi qiellin tuaj, sot: sateliti i natës e komplikon jetën tuaj. Vështirë të thuhet se si do të përfundojë, me shumë gjasa me asgjë të bërë dhe me pak tension dhe konfuzion. Eshtë e panevojshme të thuhet, gjendja juaj, jo shumë e prirur për marrëdhëniet njerëzore, sot nuk përshtatet me nevojat e partnerit tuaj. Shtyni disa angazhime, bëni pushim.

AKREPI

E shtuna gjallërohet nga Hëna në trini në shenjën tuaj. Një dinamizëm i mirë do t’ju ndihmojë të shkëlqeni mbi të gjitha në angazhimet e ndryshme sociale. Nëse keni marrë një ofertë tërheqëse, mos u tërhiqni; do të jetë interesante dhe e dobishme. Nëse jeni përgjithmonë në çift, do të ndiheni të lumtur dhe të kënaqur: në disa momente do të keni ndjesinë e të jetuarit në një ëndërr.

SHIGJETARI

Ditë monotone, pa kthesa të veçanta. Pavarësisht nga kjo, qielli i sotëm duket i prirur ndaj jush: përfitoni nga zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura, por edhe për të kapur çdo mundësi që trigoni Hënë-Mërkur ju paraqet në pjatën klasike të argjendtë … Dhurata, surpriza, ndihmë e papritur nga njerëz të rëndësishëm! Qetësi më e madhe në çift.

BRICJAPI

Diçka është zhuritur! Ju menduat se i keni kapërcyer të gjitha pengesat, por këtë të shtunë ju duhet të punoni shumë, të nxirrni më të mirën. Një çështje do t’ju mbajë të zënë për shumicën e ditës, por përfundimisht do të kuptoni se ishte e vlefshme. Lajme të mira me miqtë, do të njihni mjedise të reja dhe mund të gjeni edhe një dashuri të re në këtë mënyrë.

UJORI

Një moment ideal për t’u kujdesur për trupin tuaj, për të vënë veten në dietë, për të filluar një studim të rëndësishëm ose për të forcuar një marrëdhënie të gjatë bazuar në interesa të përbashkëta. Nëse dëshironi të bëni disa punë shtëpie sot, viheni veten në provë. Më mirë që të shtyni disa shpenzime për disa ditë duke qenë se nuk i konsideroni tejet të nevojshme.

PESHQIT

Qielli juaj është absolutisht fantastik. Duke filluar me Hënë-Mërkurin, që siguron sukses personal, social dhe financiar! Për të qenë më të qartë, çdo iniciativë juaja do të ketë suksesin e dëshiruar. Udhëtimi i zakonshëm në qendër të qytetit, për një aperitiv me miqtë dhe për të bërë disa blerje, do të jetë më i këndshëm dhe më i dobishëm sesa pritej. Gëzim, qetësi në dashuri. / MeB

Leave a Reply

Back to top button