Analiza

Ditët e fundit të SHBA si superfuqi?

Andreas Krieg

obi

Deklarata e kohëve të fundit e Pentagonit, se Irani mund të ketë kryer sulme ajrorë kundër objektivave të ISIS-it në Provincën Diyala të Irakut, flet qartë për miratimin e heshtur të SHBA për rritjen e aktivitetit ushtarak të Iranit në Irak.
Asnjë operacion ushtarak i një përmase të tillë nuk mund t’u shpëtojë radarëve të amerikanëve. Edhe nëse nuk janë të miratuar paraprakisht apo të bashkërenduar, operacionet e Iranit nga toka dhe nga ajri kundër banditëve vrastarë të kalifit të vetëshpallur Abu Bakr al Baghdadi e bëjnë Republikën Islamike praktikisht një partner të SHBA në luftënb kundër armikut më të madh të Amerikës: fondamentalizmit islamik.
Strategjia e SHBA kundrejt Lindjes së Mesme që nga koha e Pranverës arabe është shoqëruar me tërheqje dhe hezitim.
I përndjekur prej trashëgimisë së Irakut dhe Afganistanit, publiku amerikan nuk ka ende “stomakun” për të pranuar operacione të gjatë nga toka – sidomos jo të luftojë një luftë ku të paktën në Uashington perceptohet si një problem kryesisht rajonal.
Dhe duket sikur, përveç lodhjes nga lufta dhe kundërshtimeve në Amerikë, presidenti i SHBA nuk dëshiron që të mbahet mend si presidenti që i hyri një aventure të tretë në Lindjen e Mesme. Si një peng i opinionit publik, Obama në mandatin e tij të dytë duket gjithnjë e më shumë si “pata e çalë” që zgjedh një rrugë me një rezistence minimale jashtë vendit, duke marrë vendime që nuk bazohen mbi konsiderata strategjike kohëgjata, por një qasje kohëshkurtër të kontrollit të dëmeve.
Në Libi, Siri dhe Irak, SHBA ka zgjedhur një pozicion pasiv duke u bërë thirrje partnerëve lokalë dhe të tretëve që të marrin situatën në kontroll. Cdo deklaratë e hershme që eleminon mundësinë e çizmeve në terren nënkupton që SHBA nuk do të përdorë fuqinë e saj ushtaraje kundër atyre që rrezikojnë ta shkatërrojnë Lindjen e Mesme.
Në Siri, SHBA injoroi problemin e Bashar Al Assadit, në Irak bëri një sy qorr ndaj politikave përjashtuese të Nouri al Malikit, ndërkohë që lejoi Libinë të degjeneronte në një gjendje anarshie. Pa një strategji të qëndrueshme proaktive kundrejt Lindjes së Mesme, politika e SHBA kundrejt rajonit shpesh herë ka ardhur thjeshtë si reagim ndaj përshkallëzimit të ngjarjeve në terren.
Si rezultat, SHBA sheh sot një rajon ku shtetet e Libisë, Sirisë dhe Irakut praktikisht kanë pushuar së ekzistuari. Boshllëku socio-politik është mbushur prej aktorëve joshtetërorë transnacionalë, shumë prej të cilëve janë besnikë të flamujve të zinj të xhihadizmit – diçka që e lë thellësisht të shqetësuar publikun amerikan.
Pamjet e transmetuara të nënshtetasve amerikanë që ekzekutohen brutalisht para një audience globale e tronditën me themel Amerikën. Pas vitesh pasiviteti relativ, Obama tani është i detyruar që më në fund të bëjë diçka në Siri dhe Irak. Por, parimet mbizotërues janë ata të mbajtjes në terren të sa më pak ushtarëve.
Barrën kryesore të ndërhyrjes duhet ta mbajnë shumëfishuesit e forcës që zëvendësojnë nga pikëpamja operacionale, si edhe ajo strategjike, gatishmërnë dhe aftësinë e SHBA – e gjitha kjo në një luftë e cila nuk bëhet më për të mbrojtur arritjet revolucionare të Pranverës Arabe, por për frenimin e përhapjes së rrezikut të fondamentalizmit islamik.
Në këtë luftë, gjenerali renegat libian Khalifa Haftar, al Assadi dhe Irani janë e keqja më e vogël. Ky koalicion i pagjasë e përballi administratën amerikane me dilemën e pajtimit të shqetësimeve të sigurisë publike me lodhjen e publikut nga lufta. Të gjithë duken të mirëpritur. Megjithatë, Irani shfaqet si partneri më pak i besueshëm: një superfuqi rajonale me aftësinë, vullnetin dhe burimet strategjike në terren.
Bashkëpunimi i mirë me Teheranin, qoftë edhe jo i drejtpërdrejtë, lejon SHBA t’u bëjë presion partnerëve arabë në Gji që të rrisin veprimtarinë kundër fondamentalizmit islamik në rajon.
Në të njëjtën kohë kur SHBA dëshiron që Këshilli i Bashkëpunimit i Shteteve Arabë të Gjirit të angazhohet në mënyrë konstruktive për të ofruar zgjidhje në terren, SHBA nuk është më në gjendje apo me dëshirë për të ofruar. Nuk duhet harruar se afrimi me Iranin i lejon Obamës që t’i japë një herë e mirë fund “vrapit me kordhë në dorë” të Netanjahut ndaj Iranit. SHBA, ndonëse e angazhuar për sigurinë e Izraelit, nuk do të jetë e disponueshme për t’i dhënë zgjidhje ushtarake problemit bërthamor iranian.
Afrimi mes SHBA dhe Iranit në fushëbetejën me ndjeshmëri më të lartë të rajonit, e dëmton edhe më shumë pozicionin e Amerikës në Lindjen e Mesme. Përveç humbjes së zemrave dhe mendjeve në rajon, besueshmëria e Amerikës si superfuqi është në dyshim sa kohë që aftësia e saj kufizohet prej mungesës së gatishmërisë politike për ta përdorur atë.
Pa një vullnet të Amerikës për një qasje strategjike më kohëgjatë për t’iu kundërvënë shkaqeve socio-politikë të trazirave në rajon, aktorët rajonalë, duke përfshirë al Assadin, do të bëjnë një hap përpara për të ndjekur në mënyrë të pavarur strategjinë e tyre. Rezultati do të jetë një intensifikim gradual i konfrontimit rajonal, përgjatë vijave ndarëse fetare dhe ideologjike – një konfrontim para të cilit SHBA do të jetë thjeshtë një spektator. /CNN/
Andreas Krieg është Profesor në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në King’s College të Londrës.

Leave a Reply

Back to top button