Magazine

Do të habiteni nga bukuria e tyre. Binjaket me ngjyrë të ndryshme të lëkurës bëhen të famshme në Instagram

Isabella dhe Gabriella Shipley janë dy vajza shtatë muajshe që janë bërë tepër të famshme në Instagram. Ato janë binjake dhe gjëja më e habitshme, është se nuk kanë të njëjtën ngjyrë të lëkurës. Tani që e ëma e saj po shpërndan fotot e tyre në Instagram, gjithë bota po habitet se sa të bukura janë dy binjaket.

Llogaria @littlestronggirls që i përket binjakeve Isabella dhe Gabriella, është hapur në korrik të këtij viti duke siguruar 13.000 ndjekës vetëm në muajin e parë. Ndërkohë, pas postimeve dhe shkrimeve të shumta në faqe të ndryshme mjaft prestigjioze, llogaria e tyre ka arritur afërsisht 30.000 ndjekës. Një shifër mjaft e lartë ndjekësish e arritur në shumë pak kohë.

“Isabella është  një fëmijë i qetë, që të buzëqesh sa herë e sheh dhe që pëlqen shumë të përkëdhelet nga të tjerët. Gabriella sapo nisi të lëvizë që pesë muajshe, nuk pushon së lëvizuri. Është shumë e praptë, edhe pse duket si një engjëll, kur e sheh dhe të buzëqesh” – shprehet e ëma e tyre.

“Është vërtet një eksperiencë shumë e bukur të shpërndaj fotot e vajzave të mia online për të treguar se sa surprizuese janë ndonjëherë gjenet tona. Ne kemi marrë shumë dashuri mbrapsht me qindra komente të bukur. Shumë njerëz komentojnë plot me ndjenja pozitive. Ka pasur edhe komente negative, si dhe nga ata që na pyesin, nëse e duam njësoj Gabriellën, e cila është vajza me ngjyrë. Binjakët vijnë nga prindër afrikano-amerikanë dhe prandaj kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës. Kjo tregon edhe një herë, se sa të mahnitshme janë gjenet tona” shton e ëma e binjakeve.

Ndërkohë ato kanë edhe një motër të quajtur Angelina, e cila është tashmë dy vjeçe dhe mund ta shihni gjithashtu me fotot e saj në të njëjtën llogari instagrami.

Pavarësisht se nuk mund të mohohet sa të veçanta janë vajzat për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, nuk mund të mohohet gjithashtu se sa të bukura dhe të veçanta janë ato nga njëra-tjetra. Ato kanë siguruar një ndjekës më shumë dhe unë mezi po pres të shoh foto të tjera të tyre në vite. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button