Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga romani “Mijëra emocione” i autores italiane Susanna Casciani. Ka të bëjë me një mesazh që protagonistja e romanit i dërgon mashkullit që dashuron. Është njëmesazh i dhimbshëm ndarjeje. Edhe pse protagonistja mundohet ta bëjë këtë mesazh sa më të lehtë, sërish ndihet në çdo fjali dhimbja që ajo ndjen nga ndarja.
“Do vazhdoj ta zgjedh dashurinë, gjithmonë, dhe për këtë arsye nuk do të kërkoj më. Dua që edhe ti tëmos më kërkosh më. E pikërisht për këtë arsye të dërgoj një puthje, në fakt të dërgoj njëqind të tilla, por tëlutem të mos më kthesh mbrapsht asnjërën. Mbaji ti, një për çdo ditëlindje, një për babanë tënd, një për fëmijët e mrekullueshëm që do të kesh në të ardhmen, një për gruan që do ta duash marrëzisht.
Një mbaje për momentin kur unë do të kaloj nëpër mendjen tënde dhe një tjetër, për momentin kur kujtimi im të mos lëndojë më. Një mbaje për vete, vetëm për vete, për atë që je, dhe një tjetër për atë që ishe, kur ne ishim bashkë. Një mbaje për atë çfarë mund të ishim së bashku. Një mbaje për atë të dielë në bregdet, kur do të ndjesh se ke gjithçka që doje të kishe.
Dhe tani “Mirupafshim” në ëndrra, në kujtime, në një ditë të caktuar, kur mund të të duket sikur koha tëmos ketë kaluar asnjëherë. Mos qaj për mua, mendohem unë për veten. Për çdo gjë mendohem unë. Për lotët, për fotot, për mungesën e kthimit pas. Për mua vazhdo të buzëqeshësh, të argëtohesh, të gabosh e tëmësosh, të gabosh edhe pa mësuar gjë. Sipas meje, çdo gjë që kaluam bashkë, na shërbeu për diçka. Ndaj, më mendo rrallë, sepse kështu duhet të jetë. Ama kur të më mendosh, sa herë ta bësh këtë gjë, të lutem, buzëqesh”.