Analiza

DOKUMENTAT E REJA / NSA ka përgjuar 122 udhëheqës

NSADOKUMENTAT E REJA / NSA ka përgjuar 122 udhëheqës: Dokumenta të reja të nxjerrë dhe botuar në Der Spiegel dhe The Intercept nxjerrin më shumë detaje se si agjencia e sigurisë së SHBA ka shënjestruar një listë udhëheqësish botërorë, e cila është më e madhe nga sa mendohej fillimisht. Dokumentat, të nxjerrë sërish prej Eduard Snoudenit, përmbajnë një listë 11 udhëheqësish botërorë që kanë qenë në shënjestër të një sistemi të njohur si Nymrod – megjithatë dokumenti lë të kuptohet se numri real është 122. Nymrod është një sistem i projektuar për të shkëputur automatikisht citime nga një shumëllojshmëri burimesh, përfshirë komunikimet me zë dhe ata kompjuterikë. Kancelarja gjermane Angela Merkel përmendet me emër, ashtu sikurse dhe të tjerë si presidenti sirian, Bashar al Assad apo kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko.

Dokumentat që përshkruan Der Spiegel përshkruajnë me detaje edhe një përpjekje të GCHQ britanike për të shënjestruar kompani gjermane interneti si Stelar, Cetel dhe IABG.  GCHQ ka patur objektiv inxhinierë dhe të punësuar në një përpjekje për të identifikuar pika aksesi ku të mundej të monitoronte komunikimet. Thuhet se NSA mori miratim nga një gjykatë amerikane që të ishte në gjendje të monitoronte më gjerësisht komunikimet në Gjermani.

Ndonëse duket se asnjë prej dokumentave nuk përmban zbulime befasues, kjo vetëm për shkak të krahasimit me detajet e mëhershëm që kanë treguar tashmë shtrirjen e infrastrukturës së spiunimit të NSA-së. Qeveria e SHBA është gjendur përballë një trysnie në rritje pasi dolën fillimisht akuzat për spiunim dhe përgjim të Merkelit. Një zëdhënës i NSA bëri të ditur se “SHBA nuk po monitoron dhe nuk do të monitorojë komunikimet e kancelares Merkel”.

Leave a Reply

Back to top button