Horizonti.al

Domatofobia / A mund të kihet frikë nga shtëpitë?

Frika irracionale ndaj shtëpive quhet domatofobia. Bëhet fjalë për një frikë që u ndalon atyre që e vuajnë këtë ҫrregullim të qëndrojnë vetëm brenda një ndërtese apo edhe thjesht të hyjnë në të. Nuk duhet të ngatërrohet me frikën e hapsirave të mbyllura që quhet klaustrofobi. Ata që vuajnë nga domatofobia e kanë frikë si një qënie. Është një lloj paniku ose fobie për të cilën flitet shumë pak. Që në fillim është trajtuar në letërsinë e tmerrit si “Rënia e shtëpisë Usher” e Edgar Allan Poe-s dhe shumë tregime të Lovecraft-it për një farë turbullimi para disa ndërtesave. Shumë filma e kanë trajtuar këtë temë, mes tyre “The Conjuring ose It follows”. Si në pjesën më të madhe të fobive shkaku është i dyfishtë. Fillohet me një ndjenjë shqetësimi në ndonjë fazë të jetës dhe më pas i bashkangjitet ankthi një banese të caktuar. Në një fazë të dytë i prekuri fillon të evitojë shtëpitë në përgjithësi dhe bën që ҫdo herë të ketë frikë. Në pak raste domatofobia vjen nga një përvojë traumatike e caktuar. Megjithatë kjo sëmundje nuk është i vetmi ҫrregullim psikologjik i lidhur me shtëpitë. Oicofobia është frika irracionale për të jetuarit në shtëpi dhe gjithҫa që ka të bëjë me të.  Një frikë e ҫuditshme është edhe nostofobia që është paniku irracional i kthimit në shtëpi. Kahu i kundërt tjetër i këtij ҫrregullimi është edhe frika për të kapërcyer portën, për të dalë dhe për t’u përballur me botën e jashtme që është një nga fobitë më të zakonshme. Kjo njihet si agorafobia dhe manifesothet me atake paniku kur individi ekspozohet ndaj asaj që ka frikë, pra me botën e jashtme. Në përgjithësi shoqërohet me frikën nga turmat, nga urat dhe nga hapsirat e jashtme. Lidhet me pasigurinë për të kontrolluar një situatë që kemi frikë. Kur dalim në rrugë mund të kontrollojmë sjelljen tonë, por është e pamundur të kontrollosh të gjithë elementet që na rrethojnë si trafiku, faktorët ambjentalë ose klimaterikë. Të gjitha situatat mund të shtojnë një frikë shtesë për atë që e vuan këtë patologji. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button