Enciklopedike

Donato Bilancia, monstra e Ligurias

Screen Shot 2015-08-17 at 17.06.08Eshtë konsideruar vrasësi serial më “prodhimtar” i historisë së Italisë dhe ai që ka qëndruar më jashtë skemave: Donato Bilancia, i lindur në 1951, ka vrarë 17 vetë (8 burra dhe 9 gra), në më pak se 7 muaj mes viteve 1997 dhe 1998, mes Ligurias dhe Piemontit të Poshtëm. Nuk ishte një kriminel ordiner, dhe as vrasësi serial tipik, por ishte të gjitha së bashku. Bashkë me pistoletën e tij “Smith & Wesson”, të kalibrit 38, ai ka vendosur një rekord në analet e krimit italian: askush pas luftës nuk kishte “koleksionuar” kaq shumë viktima.

Krimet e parë i kreu në ambientet e kazinove klandestine që Bilancia frekuentonte, i shtyrë nga dëshira për të shlyer humbjet e pësuar në tryezën e lojërave të fatit. E pësuan Giorgio Centanaro, bosi i lojërave të fatit dhe Maurizio Parenti bashkë me bashkëshorten Carla Scotto. Eshtë ajo viktima e vetme për të cilën Donato “është penduar”, siç e ka pohuar vetë më vonë.

Më tej, Bilancia e zhvendosi shënjestrën për nga prostitutat, “gjuetinë” e të cilave e nisi në 15 mars 1998. I zgjidhte me një kriter: të vriste të reja me kombësi gjithmonë të ndryshme. Ditën e Pashkës së 1998 ndodhi vrasja e parë e pasagjeres së një treni, rastësore dhe pa asnjë vlerësim logjik, e cila u pasua nga një e dytë. Zgjedhja e trenit ndoshta vinte prej një plage të vjetër të Bilancias: në vitin 1987, vëllai i tij ishte vetëvrarë duke u hedhur në binarët bashkë me të birin 4 vjeç.

U zbulua prej një viktime që ai besonte që kish vdekur (dhe që realizoi një identikit të saktë), si dhe deklaratat e personit që i huazoi Mercedezin e zi me të cilin lëvizte. Rrethi u ngushtua vazhdimisht përreth tij deri në ditën e arrestimit, në 6 maj 1998. Tetë ditë më vonë bëri një rrëfim të plotë të të gjithë krimeve, në një deklaratë të gjatë që u rregjistrua në disa kaseta. Pas 36 dëgjesash ku ai nuk u paraqit asnjëherë, Gjykata i dha 13 dënime të përjetshëm, duke hedhur poshtë tezën e paaftësisë totale mendore. Paolo Bonolis e intervistoi në televizion në prill 2004 dhe me temën e tij është realizuar edhe një film: “Plumbi i fundit” (2005)./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button