Horizonti.al

Dora e Fshehtë / Ata që krijuan teorinë konspirative për Iluminatin

screen-shot-2016-11-12-at-10-02-38

Në vitin 2008 një individ me nofkën “Hidden Hand” (Dora e Fshehtë) mbajti një sesion pyetje-përgjigje në forumin e faqes së teorive të konspiracionit abovetopsecret.com. Duke pretenduar të ishte një anëtar i Iluminatit, “Hidden Hand” tha se ishte detyra e tij të mbante kontakte me publikun dhe u përgjigjur pyetjet që këta të fundit kishin mbi organizatën e tij.

Me sa duket, “Ligji i Krijuesit Tonë” kërkon nga sundimtarët e fshehtë të Tokës që herë pas here të thyejnë murin e tyre pakalueshëm të sekretit, për t’iu përgjigjur pyetjeve në forumet e internetit.  Gjatë dy ditëve, “Hidden Hand” prezantoi tregimin e tij fantastik në jo më pak se 27.567 fjalë me mbi 154 postime. Ndërsa shumë përdorues qenë dyshues, mënyra e përpiktë në të cilën ishin postuar përgjigjet, si dhe kompleksiteti dhe vazhdimësia e tregimit, nxiti të tjerët të mbërrijnë në përfundimin se “Dora e Fshehtë” të ishte tamam ai që thoshte se ishte.

Ka shumë të ngjarë që “Hidden Hand”, të jetë një burim kryesor i dijeve bashkëkohore mbi Illuminati për një të ardhme të parashikueshme. Sigurisht pretendimet e jashtëzakonshme, kërkojnë prova të jashtëzakonshme. Edhe pse pjesa më e madhe e asaj që shkroi “Hidden Hand” qe origjinale, kushdo me një njohje të kulteve të Epokës së Re, do të identifikojë një numër referencash të drejtpërdrejta mbi elemëntët e dyshimtë si “Star Seeds” , “Confederation of Planets”, dhe 21 Dhjetor 2012 dhe miti “Ascension”.

Në fakt, për shkak se qe shumë afër  në kohë,“Hideen Hand” pretendonte se ishte udhëzuar të bënte të ditur informacionin e tij. (Fakti që asgjë nuk ka ndryshuar shumë që nga 21 dhjetori 2012, sigurisht që ka ndikuar tek besimi i shumë njerëzve në një numër besimesh të ndërlidhura me besimet fetare të Epokës së Re dhe teorive të konspiracionit.)

Është e vështirë të imagjinohet dikush që përjeton të gjitha problemet duke studiuar këto tema dhe sajuar një histori të tilla, thjesht për të mashtruar komunitetin e teorive të konspiracionit në internet, por gjëra të çuditshme kanë ndodhur në internet. Askush nuk është krejtësisht i sigurtë se cila qe axhenda e “Hidden Hand”, dhe ka është të ngjarë të mos e zbulojmë kurrë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button