Enciklopedike

Doreheqjet me te bujshme ne bote

doreheqjeNe kete speciale ka raste doreheqjesh te rralla si Sydner Ridi ne Ishujt Solomon qe qendroi ne pushtet vetem tete dite, por kane ikur nga qeveria edhe vetem pse s’kane ndjekur lajmet kur ishin jashte pune, si ne rastin e ministres se jashtme suedeze, Laila Freivalds qe rastisi ne teater kur ndodhi cunami aziatik. Kane dhene doreheqjen megjithese ishin me te vleresuarit ne qeverite e tyre, per te protestuar ndaj vendimeve per te cilat s’ishin dakord, si Robin Kuk ne lidhje me nderhyrjen ne Irak, e si Xhefri Hau per marredheniet me Bashkimin Evropian.
Por disa, me dhenien e doreheqjes, kane shenuar edhe rastin e pare te nje veprimi te tille ne historine e vendit te tyre, si Fred Matungulu, ne Kongo. Ne kete liste perfshihen vetem doreheqjet e politikaneve dhe te strukturave te lidhura me to, si kreret e CIA-s. Ne kete liste nuk perfshihet doreheqja e Papa Benediktit, nje ngjarje kjo qe tronditi boten dhe qe kishte shekuj qe nje Pape nuk jepte doreheqjen.
Peter Nekas, Çeki
Skandali i korrupsionit dhe pergjimeve sekrete detyruan Kryeministrin e Çekise Peter Nekas te jepte doreheqjen. Doreheqja e tij erdhi pas arrestimin te Jana Nagiova-s, shefes se stafit te kryeministrit dhe njeheresh te dashures se tij si dhe te shtate deputeteve apo ish-ministrave per korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Madje sipas mediave e dashura e tij kishte arritur aty sa te pergjonte jo vetem ministrat, por edhe bashkeshorten e kryeministrit.
Gulio Terzi, Itali
Ministri i Jashtem i Italise, Giulio Terzi, dha doreheqjen, ne shenje proteste ndaj vendimit te qeverise per te derguar ne Delhi, dy marinse italiane te akuzuar per vrasjen e dy peshkatareve indiane. Vendimi i Terzit beri buje per shkak te veprimit te tij, veprim i cili pushtoi faqet e para te shtypit te gjitha gjithe botes.
Karl-Theodor zu Guttenberg, Gjermani
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg ka dhene doreheqjen pasi u zbulua se kishte kopjuar pjese ne punenimin e doktoratures. Guttenberg, i cili konsiderohej si nje kandidat i mundshem per kancelar ka kerkuar gjithashtu qe t’i terhiqet titulli doktor nga universiteti.
David Petraus, SHBA
David Petraus dha doreheqjen si shef i CIA-s pas nje skandali seksual. Petraus dha doreheqjen pasi u zbulua se ai kishte nje lidhje jashtemartesore me Paula Broadeell, autore e biografise se drejtorit te CIA-s. Mediat megjithate hodhen dyshime mbi arsyen e vertete te doreheqjes ndersa sollen ne vemendjen e publikut nje hetim te FBI-se mbi Broadeell te dyshuar per perpjekje per te pasur akses ne e mailin e gjeneralit nga ku do te nxirrte materiale te rezervuara, i cili vene ne rrezik sigurine kombetare, citohen burimet.
Pal Schmitt, Hungari
Nje tjeter skandal me doktoraturen i ka kushtuar doreheqjen nje politikani tjeter. E kemi fjalen per ish presidentin hungarez Pal Schmitt, i cili dha doreheqjen pas perfshirjes ne nje skandal ku u zbulua se kishte kopjuar tezen e tij te doktoratures 20 vjet me pare.
Annette Schavan, Gjermani
Nje tjeter “viktime” e plagjiatures ishte edhe ministrja gjermane e Arsimit, Annette Schavan, e cila ka dhene doreheqjen pasi universiteti i hoqi asaj doktoraten per shkak te plagjiatures.
Dominique Strauss-Kahn, France
Drejtori i FMN-se Dominique Strauss-Kahn dha doreeheqjen nga ky post pas nje skandali seksual. Ai fillimisht u arrestua ne SHBA, sepse mendohet te kete perdhunuar nje punonjese hoteli. Me pas kahn doli i pafajshme per perdhunim. Por ngjarja beri qe mediat te hetonin me shume per te, ku dilte qe ish kreu i FMN-se ishte shume dhene pas orgjive seksuale.
Fidel Kastro
Udheheqesi i moshuar i Kubes, Fidel Kastro, prej semundjes dha doreheqjen (ne 2010) nga posti i Presidentit dhe Shefit te Pergjithshem te Ushtrise, pas mbi 49 vjetesh, kur ai erdhi ne pushtet permes nje revolucioni te armatosur. Udheheqesi e shpalli vendimin e tij nepermjet nje letre, te botuar ne gazeten e Partise Komuniste kubane, Granma. Ai thoshtete ne leter se do te kishte qene nje tradheti ndaj ndergjegjes se tij, po te pranonte me teper pergjegjesi, nga sa ai mund te ishte i afte t’i permbushte fizikisht. Katro tha se vendimi i tij nuk eshte nje lamtumire per popullin kuban dhe se ai do te vazhdoje te shkruaje libra. Pushteti i kaloi vellait te Fideli, Raul Kastros.
Willy Brandt, Gjermani
Willi Brandt ishte nje politikan gjerman, kancelar i Gjermanise Perendimore ne vitet 1969–1974. Fitoi çmimin Nobel per Paqen ne vitin 1971 per perpjekjet qe beri per te permiresuar marredheniet me Gjermanine Lindore, Polonine dhe Bashkimin Sovjetik. Brandt u detyrua te jepte doreheqjen si kancelar ne vitin 1974, pas nje skandali ku u perfshi asistenti i tij personal, Gunter Guillaume. Rreth vitit 1973, organizata e Sigurise e Gjermanise Perendimore mori informacion se Guillaume ishte nje spiun i Gjermanise Lindore. Ky i fundit u arrestua me 24 prill te vitit 1974 dhe Gjermania Perendimore fajesoi Brandt se kishte nje spiun ne partine e tij. Ne te njejten kohe, disa zbulime per jeten private te Brandt u shfaqen ne per gazeta. Ai kishte pasur disa histori te shkurtra me prostituta. Brandt kishte menduar te kryente vetevrasje, madje kishte shkruar edhe shenimin qe do ta linte me pas, por ndryshoi mendje.
Tom DeLay, SHBA
Nje nga skandalet me te medha qe perfshiu SHBA ne vitin 2005, ishte ai i Tom DeLay, kreut te grupit te Republikaneve ne senatin amerikan. Politikani i njohur republikan, dhe nje nga miqte me te ngushte te presidentit Bush, Tom DeLay u akuzua nga prokurori i Kontes Travis, Ronnie Earle, per financim te paligjshem gjate fushates se tij elektorale. Kjo, sipas prokurorit, binte ndesh me ligjin amerikan te shtetasit te Teksasit mbi financimet elektorale, sipas te cilit, donacionet nga korporatat e ndryshme nuk mund te perdoren per fushate kunder kundershtareve politike. Menjehere pas ketij skandali, Tom DeLay detyrohet te jape doreheqjen nga te gjitha funksionet e tij dhe me pas reagoi, duke thene qe akuzat e prokurorit ishin thjesht politike, por qe u hodhen me vone poshte.
Stanislav Gross, Çeki
Kryeminister i Çekise ne vitin 2004, Stanislav Gross u detyrua te jape doreheqjen vetem nje vit me vone. Shkak per doreheqjen e tij sherbyen akuzat e shumta per korrupsion, skandali per origjinen e parave te tij, si dhe ndermarrjet e medha qe ishin ne pronesi te gruas se tij. Pas ketij skandali, 38 vjeçari Gros u detyrua te jape doreheqjen vetem nje vit pas marrjes se postit te kryeministrit. 38- vjeçari Gros u zgjodh kryeminister pas doreheqjes ne vitin 2004 te qeverise se Vladimír Špidlas, ku edhe ai bente pjese si minister Rendi, post te cilin e mbante qe nga viti 2000, kur ne krye te qeverise ishte Miloš Zeman. Aktualisht Gros pas doreheqjes nga posti i kryeministrit eshte kryetar i Partise Socialdemokrate te Çekise.
Spiro Theodore Agnew, SHBA
Agnew ishte zevendespresidenti i 39-te i Shteteve te Bashkuara, i cili punoi ne Presidencen e Richard Nixon-it, si dhe guvernatori i 55-te i shtetit te Maryland-it. Ai eshte bere i famshem per doreheqjen e tij ne vitin 1973, pasi u akuzua per evazion fiskal dhe per marrje ryshfetesh. Ai deri ne ate kohe kishte investuar ne karrieren e tij per t’u bere president i Amerikes, dhe ishte pare si pasardhesi natyral i Nixon-it, por skandali me akuzat e demtuan shume reputacionin e tij. Keto akuza i beheshin per kohen qe ishte guvernator i Maryland-it. Agnew qendroi tre vjet lirim me kusht. Privatisht, Agnew fajesoi Nixon-in per leshimin e akuzave. Sipas tij, Nixon-i e hapi kete mesele, per te transferuar vemendjen nga skandali i Watergate-it qe po rritej dita-dites.
Snyder Rini, Ishujt Solomon, Malajzi
Mund te jete nje nga kryeministrat me jeteshkurter ne bote. Vetem tete dite zgjati detyra e tij ne prill te vitit 2006. Me pare se te merrte kete post, ai kishte qene dy here zevendeskryeminister. Qe diten kur u zgjodh, protesta te fuqishme u zhvilluan kunder tij, pasi pretendohej se zgjedhja e tij ishte fiksuar qe me pare dhe se qeveria e Rinit do te influencohej padrejtesisht nga biznesmene kineze apo nga qeverite e Kines dhe Tajvanit. Edhe dita e betimit te tij si kryeminister u shty per te nesermen, per shkak te demonstratave masive dhe per shmangur perdorimin e dhunes. Me 26 prill te vitit 2006, Rini dha doreheqjen, menjehere para se perballej me nje mocion mosbesimi ne Parlament.
Romano Prodi, Itali
Doreheqja me e fundit ne histori eshte ajo e kryeministrit italian. Kryeminister i Italise qe nga maji 2006, kur koalicioni ku ai bente pjese fitoi zgjedhjet parlamentare perballe ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, qeveria Prodi do zgjaste vetem 9 muaj, kjo pasi disa vendime te saj nuk u miratuan ne Parlament. Qeveria italiane e humbi voten ne Senat, megjithe paralajmerimet e ministrit te Jashtem, Massimo d’Alema, se humbja do te thoshte doreheqje per qeverine. Disa parti ne koalicionin qeverises, kundershtuan dislokimin e 2000 trupave ne Afganistan, si edhe planin per zgjerimin e bazes ajrore amerikane ne Vicenza. Menjehere pas mosmiratimit te vendimeve, Romano Prodi i paraqiti menjehere doreheqjen e tij presidentit te vendit, Giorgio Napolitano.
Robert Cook, Britani
Robert Cook i njohur me emrin Robin Cook, ishte Sekretari i Shtetit per Punet e Jashtme te Britanise se Madhe nga viti 1997 deri ne vitin 2001. Diplomati i suksesshem beri buje me doreheqjen e tij, duke qene nje nga figurat me te shquara te politikes britanike. Ai hoqi dore nga posti i tij si lideri i Dhomes se Komunave dhe si President i Keshillit te Lordeve ne 17 mars 2003, ne shenje proteste ndaj nderhyrjes ne Irak te vitit 2003. Fjalimi i tij i doreheqjes ne Dhomen e Komunave eshte cilesuar nga gazetari i “BBC”-se Andrew Marr, “pa dyshim si nje nga fjalimet per doreheqje me efektive dhe me brilante ne politiken moderne britanike”. Fjalimi i Robin Cook u duartrokit nga te gjitha anet e Dhomes, gje qe sipas “The Economist”, nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e Dhomes.
Richard Nixon, SHBA
Nixon-i eshte Presidenti i 37-te i SHBA-se dhe ka qendruar ne kete post qe nga viti 1969 deri ne 1974-n. Ai eshte i vetmi President i Amerikes qe ka dhene doreheqjen. Ështe i njohur skandali i “Watergate”-it, i cili rrezoi Nixon-in nga posti i Presidentit dhe ngriti lart famen e gazetarise amerikane. Ishte viti 1972 kur disa hajdute thyejne zyrat e Partise Demokratike ne hotelin “Watergate” ne Uashington, ngjarje qe fillimisht u komentuan si vjedhje ordinere. Por ne fakt, dy gazetare zbuluan se keta njerez kishin hyre ne zyrat e Partise Demokratike per te vene pergjues, sipas porosive te ndihmesve te Nixon-it. Keshtu Nixon-i do te pergjonte gjithçka thoshin kundershtaret e tij politike. Pasi ngjarja doli ne drite, ai fillimisht e mohoi ate duke e quajtur skandalin si politike te ulet, por kur ndihmesit e tij u dorezuan, roli i Nixon-it u be subjekt i investigimeve te gazetareve, gjykates dhe Kongresit.
Geoffrey Howe, Britani
Baroni Howe eshte nje politikan konservator britanik. Ai ka qene ministri me jetegjate i kabinetit te Margaret Thatcher. Ka mbajtur postet e Kancelarit te Thesarit, Sekretarit te Shtetit per Çeshtjet e Jashtme dhe me se fundmi, kryetar i Dhomes se Komunave dhe zevendeskryeminister. Per te treguar se sa e bujshme ishte doreheqja e tij ne 1 nentor te vitit 1990, ne media thuhet se ajo e pershpejtoi rrezimin e “Zonjes se Hekurt” tri jave me vone. Me nje karriere te shkelqyer, Howe ishte konsideruar si nje nder politikanet me te suksesshem. Gjithsesi, ne prapaskena ishte rritur tensioni mes tij dhe kryeministres per nje sere çeshtjesh, fillimisht mbi Afriken e Jugut e me pas per marredheniet e Britanise me BE-ne. Me 1 nentor 1990 jep doreheqjen si pasoje e fjalimit te kryeministres ne Keshillin Evropian, ku ajo deklaron per here te pare se Britania kurre nuk do te fuse qofte edhe nje monedhe te vetme ne sistemin monetar evropian.
Raúl Cubas Grau, Paraguaj
Grau ishte president i Paraguajt qe nga viti 1998 deri ne vitin 1999. Ai ishte anetar i Parise Colorado. Kur filloi fushata ne ’98-en, gjenerali i ushtrise Lino Oviedo, i cili aspironte per president e shpalli Cubas si zevendesin e tij te ardhshem. Por disa muaj para zgjedhjeve, Oviedo u denua me 10 vjet burg per perfshirjen ne nje grusht shteti dhe u skualifikua. Cubas zuri vendin e tij ne gare dhe fitoi. Sapo beri aktin e betimit, ai liroi gjeneralin Oviedo. Gjykata e Larte e cilesoi si te padrejte lirimin e tij dhe filloi procedurat kunder presidentit Cubas, dhe urdheroi me vone kthimin ne burg te Oviedos. Cubas ishte i implikuar dhe protestat filluan. Dhoma e deputeteve e gjykoi Cuban ne menyre derrmuese dhe duke u perballur me denimet dhe me levizjen nga zyra nga Senati, Cubas dha doreheqjen ne mars te vitit 1999.
Princi Aho’eitu Unuakiotonga, Togo
Princi i Tongos, Aho’eutu Unuakiotonga Tukuaho eshte vellai me i vogel i mbretit George Tupou V i Tongos, dhe ish-kryeminister, perfaqesues i fronit te Tongos. Me nje karriere te shkelqyer ushtarake, ai ne vitin 1998 e mbyll kete karriere per t’u bere pjese e qeverise, fillimisht si minister i Mbrojtjes dhe njekohesisht minister i Jashtem nga tetori ’98 deri ne gusht te 2004-es. Ai i trashegoi keto poste nga vellai i tij me i madh, i cili ne ate kohe u kurorezua si princ. Vetem pas pak kohe qe u emerua, me 3 janar te vitit 2000, si kryeminister, papritur ai jep doreheqjen me 11 shkurt 2006, per arsye te cilat nuk u qartesuan asnjehere. Doreheqja e princit beri jehone, pasi beri kthese ne historine e vendit.
Porter Gross, SHBA
Vetem nje vit do qendronte ne postin e drejtorit te CIA-s Porter Gross. Ai u emerua ne krye te CIA-s nga presidenti Bush ne gusht te vitit 2005 dhe dha doreheqjen ne vitin 2006. Zgjedhja e tij ne krye te CIA-s solli perplasje te medha ne kongresin amerikan, kjo pasi demokratet nuk ishin dakord me emerimin e tij ne ate post dhe sipas ligjit amerikan, drejtori i CIA-s zgjidhej me konsesusin e te dyja partive. Para se te emerohej ne postin e drejtorit te CIA-s, Poter Gross ishte president i Komisionit Hetimor te Kongresit per ngjarjen 11 Shtatorit 2001, post te cilin e kishte marre qe nga viti 2001. Doreheqja e tij eshte dhene pas zbulimit te nje raporti te CIA-s ne lidhje me informacionet e saj per luften ne Irak.
Peter Hollingworth, Australi
Hollingworth ka qene ne vitet 2001-2003, Guvernatori i Pergjithshem i Australise, nje pozicion i njejte me ate te kreut te shtetit, por qe perfaqeson Mbretereshen e Australise, qe eshte Elisabeta II. Hollingworth dha doreheqjen nga zyra e tij me 28 maj 2003, si rezultat i kritikave te bera ndaj veprimeve te tij ne nje kishe. Sipas ketyre kritikave, Hollingworth nuk i kishte dhene vemendjen e duhur dhe nuk kishte vepruar me dhembshuri ndaj disa rasteve te abuzimit seksual te femijeve ne nje shkolle protestante gjate kohes qe Hollingworth ishte arqipeshkv i Brisbane. Pas nje situate te tille dhe nje akuze qe u ngrit edhe ndaj tij per perdhunim, por qe nuk u vertetua, Hollingworth la zyren e tij me 28 mars te vitit 2003.
Omar Karami, Liban
Vrasja e ish-kryeministrit si dhe kreut te opozites ne Liban, Rafik Haririt, ne vitin 2005, do te sherbente edhe si shkak per doreheqjen e kryeministrit te vendit, Omar Karamit. Kjo pasi per vrasjen e Rafik Haririt u akuzuan sherbimet sekrete siriane dhe kryeministri u cilesua fajtor, pasi njihej si perkrahes i Sirise. Omar Karami ka qene kryeminister i Libise ne dy momente. Heren e pare, ai eshte zgjedhur kryeminister nga 24 dhjetori 1990 deri ne 13 maj 1992, kur u detyrua te lere postin per shkak te protestave popullore. Per here te dyte, ai eshte zgjedhur kryeminister ne tetor te vitit 2004 dhe ka qendruar ne kete post vetem 5 muaj, pasi u detyrua te jape doreheqjen pas vrasjes se Rafik Haririt.
Morihiro Hosokawa, Japoni
Hosokawa eshte nje politikan japonez, i cili qendroi ne krye te qeverise japoneze vetem 8 muaj, nga gushti 1993 deri ne prill te vitit 1994. Ne historine boterore ai mbahet mend, pasi tha ate qe asnje lider tjeter japonez, perfshire edhe perandorin, nuk kishte thene per 48 vjet. Ne fjalimin e tij perkujtimor per Luften e Dyte Boterore, ai tha se kjo lufte ishte “nje lufte e gabuar, nje lufte e agresionit”, dhe shfaqi pergjegjesine dhe ngushellimet per viktimat e luftes dhe te mbijetuarit. Gjithashtu ai permiresoi marredheniet me Kinen. Por karriera e tij kryeministrore nuk zgjati gjate. Pas tete muajsh, Hosokawa jep doreheqjen pas akuzave se kishte keqperdorur fonde ne vitet ’80.
Mikheil Shakašvili, Gjeorgji
Mikheil Shakašvili eshte cilesuar si nje nga politikanet me te mire dhe me popullore te Gjeorgjise. Ai eshte cilesuar edhe si njeriu qe rrezoi nga posti i presidentit te Gjeorgjise Eduart Shervanazen. Ne vitin 2000 ai zgjidhet minister i Drejtesise, post te cilin e mban vetem nje vit. Pasi ne vitin 2001 jep doreheqjen, duke deklaruar se ishte e pamoralshme per te te punonte ne nje qeveri aq te korruptuar dhe me pas akuzonte te gjithe ministrat e qeverise, madje edhe vete presidentin e asaj kohe, Eduart Shervanazen. Ne 4 janar 2004, Mikheil Shakašvili, pas “revolucionit te trendafilave” dhe doreheqjes se Eduart Shervanazes, emerohet president i Gjeorgjise.
Michael DeWayne Brown, SHBA
Brown ishte nensekretar i Agjencise se Menaxhimit te Emergjencave, nje sektor i Departamentit te Sigurise ne SHBA. Ai ishte emeruar ne kete post ne janar te vitit 2003 nga presidenti Xhorxh Bush dhe dha doreheqjen ne shtator te vitit 2005, pas uraganit “Katrina”. Pas nje tragjedie te tille, shume komentatore si dhe politikane kerkuan doreheqjen e Brown-it, duke pretenduar se ai nuk e kishte menaxhuar mire kete emergjence dhe se reagimet e agjencise qe drejtonte ishin shume te ngadalta ne pergjigje te uraganit “Katrina”. Brown u akuzua si jo kompetent dhe se ishte vene ne krye te institucionit qe drejtonte pa asnje eksperience mbi fatkeqesite natyrore si dhe se shperdoroi 31 milione dollare per uraganin ne ndihme te vendeve qe s’ishin prekur nga uragani.
Margaret Thatcher, Britani
Baronesha Thatcher eshte kryeministrja me jetegjate e Britanise se Madhe, duke mbajtur kete post qe nga viti 1979 deri ne 1990-n. “Zonja e Hekurt”, eshte nje nga politikanet britanike me te shquara ne historine e politikes se Anglise. Pas 11 vitesh ne krye te qeverise dhe Partise Konservatore, Thatcher sfidohet nga ish-kolegu i saj, Michael Heseltine, per lidershipin e partise, duke terhequr mbeshtetje te mjaftueshme ne raundin e pare te votimeve per te bere nje votim te dyte. Megjithese fillimisht Thatcher tha se do ta kontestonte votimin e dyte, pasi u konsultua me ministrat e saj, ajo vendosi te terhiqej nga kontestimi. Me 22 nentor ajo njoftoi se nuk do te ishte kandidate per kreun e partise ne votimin e dyte.
Laila Freivalds, Suedi
Laila Freivalds u emerua si ministre e Jashtme e Suedise pas vrasjes se paraardheses se saj, Anna Lindh, ne vitin 2003. Doreheqja e saj erdhi pas kritikave te vazhdueshme te medias dhe te opozites. Fillimisht ajo u akuza rende ne shtyp per menyren se si ministra e saj menaxhoi cunamin aziatik ne 2004-en. Perveç kesaj, ajo u kritikua se kishte shkuar ne teater me 26 dhjetor 2004, diten e Cunamit, duke konstatuar se ajo nuk i degjon lajmet kur nuk eshte ne pune. Me 21 mars te vitit 2006, ajo dha doreheqjen nga posti i ministres se Jashtme pas akuzave se kishte genjyer median per perfshirjen e saj ne mbylljen e nje faqeje interneti te Partise Demokrate suedeze gjate debatit per kartonat e Muhamedit.
John Dennis Profumo, Britani
I njohur me shume me emrin Jack Profumo, doreheqja e politikanit britanik i cili mbante edhe titullin Baron, shenohet si nje nga me te bujshmet ne vitet ’60. Politikani kishte pasur nje lidhje disa javore me nje prostitute te quajtur Keeler, e cila kishte pasur me pare marredhenie me Yevgeny Ivanov, atashe ne Ambasaden Sovjetike, duke i dhene skandalit permasa te sigurise kombetare. Me pas, nje incident me arme ne Londer qe perfshinte edhe dy burra te tjere, beri qe shtypi te investigonte dhe te zbulonte lidhjen e saj me Profumon dhe Ivanov. Profumo-s iu kerkuan shpjegime ne Parlament, por ai mohoi te kishte pasur lidhje me vajzen. Me vone, shtypi zbuloi fakte te tjera dhe Profumo u detyrua te pranonte se kishte genjyer, gje e cila ishte e pafalshme dhe nje ofendim per politiken britanike.
Jean-Pierre Raffarin, France
Jean-Pierre Raffarin, ka qene kryeminister i Frances nga 6 maj 2002 deri me 31 maj 2005, kur u detyrua te jape doreheqjen nga ai post. Shkak per doreheqjen e tij sherbeu mos miratimi nga francezet i referendumit popullor per ratifikimin e Kushtetutes evropiane ne vitin 2005. Gjate periudhes se tij si kryeminister, Jean-Pierre Raffarin eshte cilesuar si nje nga kryeministrat jo shume popullore te Frances. Zgjedhja e tij si kryeminister nga presidenti Zhak Shirak, pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2002, i habiti te gjithe, pasi kandidat te mundshem per postin e kryeministrit ishin Nicolas Sarkozy dhe Philippe Douste-Blazy.
Henry McLeish, Skoci
McLeish ka qene kryeminister i Skocise nga viti 2000 deri ne 2001. Doreheqja e tij ka qene nje nga me te bujshmet ne Skoci e me gjere. Skandali “Officegate”, i cili e beri te largohej nga posti i kryeministrit pas 1 viti ne krye te tij, kishte te bente me zyren e tij ne Glenrothes, qe e mbante ne kohen kur ai ishte deputet ne vitet 1987-1988. Kete zyre ai e kishte dhene me qira, por nuk e kishte regjistruar ne emer te Dhomes se Komunave, keshtu te ardhurat perfundonin ne xhepin e tij. Ne kete kohe, Mcleish i pagoi te gjitha parate ne administrate, por ishte nen presionin per te dhene doreheqjen nga Partia Kombetare skoceze, e cila pretendonte se çeshtja prekte fatalisht integritetin e Mcleish.
Gonzalo Sánchez de Lozada, Bolivi
President i Bolivise ne vitet 1993-1997 si dhe ne 2002-2003, Gonzalo Sánchez de Lozada u detyrua te jape doreheqjen nga posti i tij ne vitin 2003. Shkak per doreheqjen e tij sherbyen protestat masive, grevat qe shperthyen per shkak te politikes se tij si dhe skandaleve korruptive te qeverise te drejtuar nga ai. Gjithashtu nje nga shkaqet e protestave popullore qe çuan ne doreheqjen e tij, ishte edhe leja qe ai u dha kompanive amerikane per shfrytezimin e gazit natyror ne vend si dhe per kontraten e transportit te hidrokarbureve qe keto te fundit te mund te beheshin nga portet e Kilit, qe per Bolivine ishte nje nga armiqte e saj me te medhenj.
Gjenerali Suharto, Indonezi
Gjenerali indonezian Suharto eshte presidenti i dyte i Indonezise qe nga koha kur kjo e fundit fitoi pavaresine. Ai arriti ta merrte postin e presidentit me ane te nje grushti shteti ne vitin 1965. Gjenerali Suharto mbahet mend si njeriu qe eliminoi te gjithe kundershtaret e tij politike si dhe per çuarjen e vendit ne nje krize te thelle ekonomike. Kjo pasi çdo te ardhur ne vend e perfitonte familja dhe njerezit e afert me te. Ne vitin 1998, pas protestave masive si dhe presione te ushtarakeve te larte dhe politikaneve ne vend, Suharto u detyrua te jape doreheqjen, duke shenuar fundin e nje nga regjimeve me eger ne Indonezi.
George Tenet, SHBA
George Tenet eshte cilesuar si nje nga drejtoret me jetegjate te sherbimit sekret amerikan, CIA-s. Ish-drejtori i CIA-s e ka mbajtur ate post nga 11 korriku 1997 deri ne 11 korrik 2004, kur u detyrua te jape doreheqjen. Sipas versionit zyrtar, ai e dha doreheqjen per motive personale. Por sipas analisteve amerikane, arsyeja e doreheqjes ishin akuzat qe iu bene CIA-s ne lidhje me informacionet e saj qe bene te mundur sulmin e SHBA-s per pushtimin e Irakut. Kjo pasi siç u vertetuan me vone, informacionet qe Iraku posedonte arme nukleare dhe qe mund te kercenonin rende Ameriken nuk rezultuan te sakta.
Freddy Matungulu, Kongo
Freddy Matungulu eshte ministri i vetem ne krejt historine e Kongos qe ka dhene doreheqjen. Ne vitet 1986 emerohet guvernator i Bankes Qendrore te Kongos dhe ne vitin 1992 ai emerohet ne stafin Fondit Monetar Nderkombetar si drejtor per Afriken Qendrore. Nga viti 1992 deri ne vitin 2001 ai qendron larg Kongos, per shkak te regjimit te eger te vendosur nga Mobutu Sese Seiko. Ne vitin 2001, pas renies se regjimit te Seikos, ai kthehet ne vendin e tij te lindjes dhe emerohet ne postin e ministrit te Financave, post te cilin e mban deri ne vitin 2003, ku, per shkak te politikes ne vend, detyrohet te ape doreheqjen dhe te largohet ne SHBA.
Fernando de la Rúa, Argjentine
De la Rua ka qene President i Argjentines nga 10 dhjetori i vitit 1999 deri ne 21 dhjetor te vitit 2001. Ne vitin 1996, De la Rua u zgjodh si kryetari me popullor i bashkise se Buenos Aires, nje detyre qe e mbajti para se te garonte per zgjedhjet presidenciale ne vitin 1999. Ai fitoi zgjedhjet me me shume se 50 per qind te votave. Qeveria De la Rua u karakterizua nga nje krize e vazhdueshme ekonomike, konflikte te vazhdueshme dhe rivalitet mes partnereve te koalicionit, kriza te qeverise dhe nje imazh te pergjithshem si nje qeverisje e plogesht dhe e deshtuar ne luften ndaj korrupsionit. Ai u detyrua te jepte doreheqjen per shkak te demonstratave popullore ne mes te dhjetorit te vitit 2001.
Eduart Shevarnaze, Gjeorgji
Eduart Shevarnaze ishte ministri i fundit i Jashtem i Bashkimit Sovjetik. Ai behet Presidenti i Gjeorgjise ne tetor te vitit 1995 kur arrin te fitoje zgjedhjet presidenciale. Shervanaze e mbajti kete post deri me 23 nentor 2003 kur u detyrua te jape doreheqjen per shkak te Revolucionit te Trendafilave. Shkak per protestat ne vend sherbyen skandalet korruptive te njepasnjeshme ne vend nga ana e Presidentit Shervanaze si dhe te afermve te tij, te cilet kontrollonin gati 70 per qind te ekonomise ne vend. Ne zgjedhjet parlamentare te 2 nentorit 2003, ai akuzohet nga opozita per manipulim te tyre.
Donald Henry Rumsfeld, SHBA
Ish-sekretari i Shtetit per Mbrojtjen, Donald Rumsfeld dha doreheqjen me 8 nentor 2006, menjehere pas humbjes te zgjedhjeve nga republikanet. Gjate qendrimit te tij ne postin e sekretarit per Mbrojtjen ai u akuzua shume per deshtimin e amerikaneve ne Irak si dhe per akuzat false qe ai kishte ngritur ne Irak, ne lidhje me kercenimin qe mund t’u vinte Shteteve te Bashkuara nga armet berthamore qe posedonte Iraku, apo per regjimin diktatorial te Sadam Hyseinit. Keto, si dhe plasja e skandaleve per torturimin e te burgosurve iraken nga ana e ushtareve amerikane, bene qe pas 5 vitesh ne postin e sekretarit te Shtetit per Mbrojtjen, Donald Rumsfeld te jape doreheqjen
David Blunkett, Britani
Politikani i njohur anglez dhe ministri i Punes i qeverise britanike te drejtuar nga Tony Blair, do jepte doreheqjen me 2 nentor 2005. David Blankett u detyrua te jape doreheqjen e tij te dyte brenda nje kohe te shkurter, per shkak te skandalit te madh qe e perfshiu ate ne lidhje me pronesine qe kishte ai mbi ndermarrje private, te cilen nuk e kishte deklaruar, dhe kjo binte ne kundershtim me ligjin britanik. Heren e pare David Blunkett u detyrua te jape doreheqjen ne vitin 2004, kur ishte sekretar i Puneve te Brendshem te qeverise. Si shkak per doreheqjen e tij ishte zbulimi i lidhjes se tij jashtemartesore me gazetaren e njohur amerikane, Kimberly Fortier.
Clare Short, Britani
Largimi i Clare Short ne vitin 2003 nga posti i ministres se ndihmave nderkombetare te qeverise britanike eshte cilesuar si nje nga doreheqjet me te rendesishme. Anetare e kabinetit te Toni Blair qe nga viti 1997, ajo drejtoi per gati gjashte vjet Ministrine e Ndihmave Nderkombetare. Si shkak per largimin e saj nga kabineti qeveritar i Toni Blair, ajo ka bere qendrimin e ketij te fundit ne lidhje me periudhen pas pushtimit te Irakut. Ne nje leter te hapur, drejtuar kryeministrit Toni Blair, ajo e tregonte se ishte e mendimit se lufta ne Irak ishte perdorur keq.
Charles Taylor, Libi
Charles Ghankay Taylor, i lindur me 20 janar 1948, ishte president i Liberise nga viti 1997 deri ne vitin 2003. Me nje te kaluar si njeri i luftes dhe i eger Taylor u ngjit ne pushtet ne vitin 1997, duke instaluar ne vend nje sistem diktatorial me te eger se paraardhesi i tij. Ne vitin 2003 ai detyrohet te jape doreheqjen dhe te kerkoje strehim politik ne Nigeri, per shkak te protestave ne vend. Shkak tjeter per doreheqjen e tij ishte edhe kercenimi per nje urdher arresti qe kishte nxjerre gjykata supreme e Sierra Leone ne lidhje me aktivitetin e tij te trafikut te armeve ne favor te disa grupeve terroriste ne kete vend. Aktualisht ish-presidenti Charles Taylor eshte duke u gjykuar ne mungese edhe nga OKB per lufte dhe krime kunder njerezimit.
Charles Kennedy, Britani
Politikani i shquar anglez dhe ish-kryetar i Partise Liberal Demokrate te Anglise do jepte doreheqjen nga funksionet e tij politike ne janar te vitit 2006. Shkak per doreheqjen e tij nga posti i kryetarit te partise u bene presionet e shumta nga kundershtaret e tij pas deklarates se ai kishte probleme me alkoolin. Kryetar i Partise Liberal Demokratike qe nga viti 1990, Charles Kennedy arriti qe ne vitin 2003 te behej njeriu me popullor ne Angli, kjo per shkak te kundershtimit qe ai beri kunder dergimit te trupave britanike ne Irak. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2004, ne saje te tij, PLD arriti te merrte 23 % te votave, nje rezultat qe kjo force politike nuk e kishte marre kurre qe ne vitet ’20.
Charles de Gaulle, France
De Goli njihet si nje nga gjeneralet me te shquar gjate Luftes se II-te Boterore dhe si nje nga udheheqesit me te medhenj te Frances. Gjate luftes, ai ishte lideri i qeverise ne ekzil te Frances se lire dhe kryetar i guerrilasve antinaziste. Ai ka dhene dy doreheqje gjate karrieres se tij. Pas Luftes, ai ishte kreu i qeverise se perkohshme qe nga shtatori i ’44-es deri ne 20 janar te 1946-es, kur dha doreheqjen pas konflikteve mes partive politike dhe pas mos aprovimit te draftit te kushtetutes per Republiken e Katert. Ndersa doreheqja e tij e dyte ishte ne vitin 1969. Qe ne vitin 1958 e deri ne kete vit, ai ishte presidenti i pare i Republikes se Peste te Frances. De Goli dha doreheqjen pas deshtimit te referendumit te tij per te transformuar Senatin (Dhoma me e Larte e Parlamentit freng, qe ka me pak fuqi se sa Asambleja Kombetare), ne nje organ keshillues.
Cearbhall Ó Dálaigh, Irlande
Dalaigh ishte president i Irlandes nga viti 1974 deri ne vitin 1976. Doreheqja e tij ne vitin 1976 beri buje jo vetem se ai ishte i pari president irlandez qe beri kete veprim, por edhe per shkakun per te cilin e beri. E gjithe historia lidhet me miratimin e nje projektligji per Gjykaten e Larte. Presidenti fillimisht e refuzoi miratimin e ketij projektligji e me pas vendosi qe ta miratonte mesnaten e 15 tetorit. Gjate kesaj kohe, organizata terroriste IRA kreu nje sulm ne Mountmellick, ku u vra nje oficer. Veprimet e presidentit O Dalaigh, sipas ministrave kontribuuan ne kete akt. Diten ne vazhdim, ministri i Mbrojtjes, Paddy Donegan, nje kundershtar i hapur i presidentit, se veprimet e presidentit, ishin nje “fatkeqesi gjemuese”. Duke pare menyren se si u soll qeveria me O Dalaigh, ky i fundit vendosi te jape doreheqjen.
Borys Tarasyuk, Ukraine
Vetem dy vjet do qendronte ne postin e ministrit te Jashtem te Ukraines Borys Tarasyuk. Perkrahesi dhe miku i presidentit Viktor Yushchenko, ai u be pjese e kabinetit te ri qeveritar ukrainas te drejtuar nga Yulia Tymoshenko, te krijuar pas “revolucionit portokalli” qe solli rrezimin e ish- presidentit Leonid Kuchman ne vitin 2005. Me 30 janar 2007, Borys Tarasyuk detyrohet te jap doreheqjen, pasi nuk arriti te fitoje votebesimin ne Parlament. Ai ishte i akuzuar nga disa parti pro ruse ne vend se po perfaqesonte interesat e NATO-s dhe SHBA-s ne vend dhe s’shikonte interesat e vendit.
Boris Jeltcin, Rusi
Largimi nga politika ne vitin 1999 e presidentit te Rusise, Boris Jelcin, eshte cilesuar pa dyshim si nje nga doreheqjet me te medha te historise boterore. Boris Jeltcin, njeriu qe drejtoi Rusine pas rrezimit te regjimit komunist ne vend, nga viti 1991 deri ne vitin 1999, dha doreheqjen per shkak te problemeve te tij shendetesore si dhe krizes qe kishte pushtuar vendin. Ish-presidenti rus erdhi ne pushtet ne vitin 1991 ne kohen kur vendi ishte i perfshire nga revoltat kunder regjimit te eger komunist.
Ayaan Hirsi Ali, Holande
Feministe holandeze dhe shkrimtare, Ayaan Hirsi Ali ka lindur ne Somali dhe sipas revistes “Time” eshte nje nga 100 njerezit me me influence ne bote. Ajo fitoi azilin politik ne Holande ne vitin 1992 ne rrethana qe me vone u bene qender e nje debati politik. Ajo eshte nje autore, regjisore, ateiste dhe kritike e Islamit dhe Kristianizmit. Ajo ishte anetare e Dhomes se Ulet te Holandes per Partine Popullore per Liri dhe Demokraci nga 30 janari i vitit 2003 deri ne 16 maj 2006 kur dha doreheqjen, pasi pranoi se kishte genjyer per aplikimin e azilit, qe çoi ne marrjen e nenshtetesise holandeze. Pikerisht per famen e saj, doreheqja ishte nje nga me te bujshmet.
Askar Akayevich Akayev, Kirgistan
Akayev ishte president i Kirgistanit nga viti 1990 deri ne mars te vitit 2005. Pas nje udheheqje 15-vjeçare, ai u rrezua nga pushteti, duke u detyruar te jepte doreheqjen pas te famshmit “Revolucion te Tulipanit”. Ështe nje nga doreheqjet me interesante ne historine boterore, pasi akti i nenshkrimit u be ne Rusi, pasi atje ishte arratisur presidenti me familjen e tij. Vala e pare e protestave popullore filloi qe ne vitin 2002. Por ne mars te 2005-es, protestuesit mesyne ne kompleksin presidencial pas perleshjeve me policine ne nje miting te opozites. Akayev cilesohej si nje drejtues i dobet, i cili kishte mbushur radhet e administrates me njerez te paafte.
Anneli Tuulikki Jäätteenmäki, Finlande
Jaatenemaki eshte e para kryeministre e Finlandes nga prilli 2003 ne qershor 2003. Ajo kishte hyre ne politike pas nje karriere te suksesshme si avokate. Ajo dha doreheqjen me 18 qershor te vitit 2003, nen presionin e akuzave te kundershtareve politike. Ata e akuzonin se Jaattenmaki kishte genjyer parlamentin dhe publikun per menyren se si kishte siguruar dokumente konfidenciale te Ministrise se Jashtme per t’i perdorur ne fushaten elektorale. Dokumentet mbanin informacione diplomatike nga nje mbledhje mes presidentit te SHBA-se, Xhorxh Bush dhe liderit Social-Demokrat Paavo Lipponen per qendrimin ndaj luftes se Irakut.
Alberto Fujimori, Peru
Alberto Fujimori, ishte politikani i pare peruan me origjine japoneze qe u zgjodh president i Peruse. Ai arriti te behej president me 28 qershor 1990, duke perfituar nga gjendja e rende qe kishte perfshire vendin. Qeveria Fujimori u shqua per stilin e saj autoritar, sidomos pas krizes se vitit 1992, ku presidenti Fujimori hoqi te gjitha lirite demokratike. Fujimori e mbajti postin e presidentit deri ne vitin 2000, kur pas nje seri skandalesh qe plasen ne qeverine e tij, ai u detyrua te jape doreheqjen. Kjo eshte cilesuar si nje nga doreheqjet me te medha ne ate kohe, pasi i dha fund regjimit te eger 10-vjeçar te Alberto Fujimorit.
Albert Reynolds, Irlande
Albert Reynolds, politikani i njohur irlandez dhe kryeminister i Irlandes nga 11 tetori 1992, do jepte doreheqjen ne 15 dhjetor 1994. Largimi i tij nga posti i kreut te shtetit erdhi pas polemikave te shumta me kundershtaret e tij politike. Albert Reynolds luajti nje rol te madh ne procesin e paqes ne Irlanden e Veriut. I futur ne politike ne vitin 1970, shume shpejt Reynolds do behej nje nga politikanet kryesore ne vend.

Leave a Reply

Back to top button