Horizonti.al

Dorëshkrimi i traktateve të humbur të Arkimedit

Screen Shot 2016-05-31 at 15.33.28Dorëshkrimet e lashtë që përmbanin kopje të veprave të Arkimedit ia kishin dalë të mbërrinin deri në Kostandinopojë në shekullin 9. Në at ëkohë, qyteti lulëzonte, ishte i pasur, dhe më e rëndësishmja, ishte mirë i mbrojtur kundër kujtdo që i kanosej. Kjo e bënte kostandinopojën jo vetëm një nyjë për mësimnxënien, por edhe një vend ku gjeje dokumente dhe dije të vyera. Ata shekuj të begatë morën fund në vitin 1204, kur Papa Inocenti III dha miratimin për Kryqëzatën e Katërt. Kostandinopoja u sulmua, dhe në një moment dorëshkrimi arriti të mbërrijë deri në Jeruzalem, ku u rishkrua. 13 Prill 1229, një datë e sapozbuluar, me shumë gjasë shënon ditën që libri i lutjeve u përfundua. Gjasat janë që shkrimi mbi dorëshkrim u bë thjeshtë sepse pergamenët ishin të mangët. Tashmë një libër lutjesh, dorëshkrimi qëndroi edhe për disa shekuj deri kur u shfaq në inventarin e një greku që jetonte në Jeruzalem, dhe u vërejt se ishte pronë e një manastiri në St. Sabbas. në fund iu shit Universitetit të Oksfordit në 1876, në një gjendje shumë të rënduar. Libri shumë shpejt u zhduk – u mendua se u grabit dhe tashmë mbajeh në koleksionin privat të ndokujt, deri kur u rishfaq në një ankand në vitin 1998.

Pronari i ri anonim punoi me Muzeun e Artit Ualters për të parë nëse kish mbetur ndonjë gjë me vlerë, pasi jo vetëm që dorëshkrimi ishte i mbuluar me myk dhe i grisur, por në një moment të historisë dikush ishte përpjekur ta shndërronte në një dokument fals bizantin.

Muzeu i artit mundi që të rindërtojë pjesën më të madhe të tekstit të fshehur, dhe gjetën që ai përmbante një koncept matematikor që më herët besohej se shkonte përtej dijeve të grekëve të lashtë: koncepti i infinitit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button