BotaEkonomi

Dorëzimi me kushte i Gjermanisë

* E gjithë kjo sagë të sjell në mendje një thënie të “atij gjermanit”, Karl Marksit: “Historia përsërit vetveten, në fillim si tragjedi, pastaj si farsë”. Marrëveshja më e fundit për borxhin e Greqisë ia ka dalë të jetë të dyja bashkë njëkohësisht, edhe farsë, edhe tragjedi

* Përsëritja më e fundit e krizës greke ka sjellë gjithashtu një hendek mes Francës dhe Gjermanisë. Qeveria franceze po shfaqet si kampione e mbajtjes së grekëve brenda euros dhe e lehtësimit të masave të kursimit. Nuk ka dyshim që Franca ka arsye të forta për të mbështetur grekët, që lidhen me solidaritetin europian, gjeopolitikën e kështu me radhë. Por nëse unë do të isha taksapagues gjerman, do të isha zemëruar prej pamjes së presidentit francez, Hollande, që përqafon Alexis Tsiprasin, kryeministrin grek, teksa largohen nga ndërtesa e BE

Screen Shot 2015-07-14 at 09.34.09

Gideon Rachman

Europa u zgjua të hënën me shumë tituj të mëdhenj që flisnin për poshtërimin e GReqisë, triumfin e një Gjermanie të gjithëpushtetshme, dhe përmbysjen e demokracisë në Europë. Sa shumë broçkulla. Nëse dikush ka kapitulluar, kjo është Gjermania…

[real3dflipbook id=”351″]

Leave a Reply

Back to top button