Enciklopedike

Dorote Eady dhe Omm Sety

Screen Shot 2015-04-30 at 16.18.05

Dorote Eady ishte një fëmijë që sa kishte mësuar të ecte, si çdo fëmijë tjetër. Ajo vraponte, luante, dhe qeshte gjithë ditën dhe ishte një thesar për prindërit e saj që e adhuronin. Më pas, ndodhi e paimagjinueshmja. Një mëngjes, Dorote-a ishte duke vrapuar poshtë shkallëve në shtëpinë e saj afër Londrës kur ajo rrëshqiti dhe ra. Kaq e rëndë ishte rënia saqë tre-vjeçarja u shpall e vdekur në atë çast. Por pastaj diçka e papritur ndodhi: Dorote-a u zgjua. Për katër vite të tjera, prindërit e saj e kishin vajzën e tyre të kthyer mbrapsht. Por, në 1908-ën, gjithshka ndryshoi. Teksa po niseshin sic bënin shpesh për të vizituar Muzeumin Britanik, prindërit e Dorote-së filluan të ndërgjegjësoheshin se vajza po sillej çuditshëm. Sapo arritën në pjesën egjiptiane të muzeumit, Dorote-ja u hipnotizua. Asaj nuk i mjaftonin artifaktet që shihte dhe u ul me një mumje të mbyllur në xham për një kohë të gjatë, duke refuzuar të shkonte në shtëpi me prindërit e saj. Prindërit e shihnin atë të vraponte rrotull statujave dhe t’u puthte këmbët. Pas këtij incidenti, gjërat morën për keq.

Dorote-a u bë pothuaj depresive dhe ia ngulte sytë shpesh fotografive të Egjiptit të lashtë, duke insistuar se ai vend ishte shtëpia e saj dhe se ajo kishte nevojë të kthehej atje. Një fotografi e “Tempulli i Seti-t të Parë në Abydos” e bëri atë veçanërisht të ngazëllyer një ditë. Ajo vrapoi për tek babai i saj dhe i bërtiti se ky vend ishte shtëpia e saj e mëparshme. Përpara se ta gjente fotografinë e tempullit, Dorote-a shihte ëndrra në të cilat ajo i pa ndërtesat dhe jeshillëkun e Egjiptit të Vjetër. Interesi i saj dhe dashuria për Egjiptin u rrit tej mase, dhe ajo u bashkua me grupe ku mësonte më shumë për rimishërimin dhe spiritualizmin.

Më në fund, ajo u shpërngul për në Kajro pasi u martua me një egjiptian dhe lindi një fëmijë të cilën e quajti Seti. Ajo vetë filloi të njihej si Omm Sety. Martesa e Omm-it nuk zgjati. Zakoni i saj për të kaluar në ekstazë dhe duke zhgarravitur ndonjëherë hieroglife gjatë natës rreth udhëheqjes së shpirtit të saj, e tmerroi burrin. Shkrimet e saj përfundimisht arritën në rreth 70 faqe dhe detajonin jetën e Omm-it në Egjiptin e lashtë. Atje shpallte se ajo ishte priftëreshë në tempullin Kom El Sultan dhe kishte një fëmijë nga faraoni Seti në moshën 14 vjeçe. Sidoqoftë, ajo kishte thyer një betim priftëreshe duke humbur virgjërinë e saj dhe vrau veten për të ndaluar Faraonin të ndëshkohej për këtë krim.

Hieroglifet gjithashtu përmbanin të dhëna për takime shpirtërore me Setin dhe plane për t’u ribashkuar me të në Botën e përtejme Egjiptiane. Kjo histori fantastike është hedhur poshtë nga shumë vetë si marrëzi e një njeriu të çmendur, deri ditën që Omm Sety ndihmoi arkeologët të gjejnë vendodhjen ekzakte të Kopshtit Tempull. Ajo gjithashtu i udhëhoqi ata tek një tunel i pazbuluar në anën veriore të Tempullit. Omm Sety vdiq në vitin 1981, pasi kishte jetuar pjesën tjetër të jetës së saj në Tempullin e Abydos. Asnjë shpjegim logjik për kujtimet e saj, ëndrrat dhe njohurinë mbi Egjiptin nuk është ofruar dhe shumë skeptikë e gjejnë veten duke vrarë mendjen nëse Dorote Eady ishte në fakt rimishërimi i priftëreshës së Egjiptit të vjetër, Omm Sety. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button