Horizonti.al

Dritat e Hessdalenit: Vizitorë alienë, apo thjeshtë bateri natyrore? (FOTO + VIDEO)

Screen Shot 2016-04-04 at 11.30.39Të shohësh shfaqjen e bukur të Dritave të Hessdalenit është një pamje vërtetë e mrekullueshme, megjithatë burimi i dritave është ende i panjohur.

Me vendndodhje në qiejt mbi Norvegjinë, ky fenomen misterioz mund të shihet disa herë gjatë vitit. Dritat e Hessdalenit ishin më aktive nga viti 1981 deri në 1984, një kohë kur njerëzit nga e gjithë bota erdhën dhe ngritën vendfushime poshtë yjeve, për të parë dritat. Gjatë kësaj kohe, ato shfaqeshin pothuaj 20 herë në javë. Dritat janë ende të dukshme sot, por vetëm afro 20 herë në vit.

Ende nuk ka një shpjegim të fortë shkencor në lidhje me ekzistencën e dritave të Hessdalenit, gjë që e ka shtyrë publikun të mendojë për teori alienësh. Ka disa raporte jozyrtarë për drita dhe mirazhe që shfaqen nga askundi. Njerëzit kanë folur gjithashtu se kanë parë anije kozmike futuriste dhe trupa astronomikë.

Tani shkencëtarët besojnë se e kanë zgjidhur misterin e Dritave të Hessdalenit. Ata kanë botuar një hipotezë shkencore se shkaku i Dritave të Hessdalenit mund të vijë prej shkëmbinjve metalikë që gjenden brenda maleve si dhe bollëkut të squfurit në lumenjtë aty pranë, që kombinohen për të krijuar versionin natyror të një baterie. Gazi i jonizuar që vjen prej këtij kombinimi formon dritat spektakolare që ne shohim. Kjo teori nuk është vërtetuar tërësisht, kështu që dritat e Hessdalenit mbeten një mister./bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=2gKLzM_fbow

Leave a Reply

Back to top button