Analiza

Drone-t: Misteri që po i fut frikën Francës

Fluturojnë mbi centralet bërthamore. Arrijnë natën ose në agim, e vërtiten për rreth një minutë mbi centrale, megjithë perimetrin e sigurisë prej pesë kilometrash si rreze e mijëra metrash lartësi. Patrullat e survejimit i shohin, japin alarmin, por askush nuk arrin t’i bllokojë, as të kuptojë se kush i piloton

drones

Nga fillimi i tetorit janë tashmë 15 centralet bërthamore franceze mbi të cilët kanë fluturuar drone, që mbeten deri tani objekte misterioze. Ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve ditë më parë siguronte opinionin publik duke u kujtuar atyre “paisje neutralizuese” gati për të mbrojtur reaktorët, po për momentin drone-t vazhdojnë të shkelin pa u trazuar hapësirën publike të ndaluar, në vazhdën e veprimeve të koordinuara e të njëkohshme, për qindra kilometra distancë njëri nga tjetri.
Fluturakët arrijnë natën ose në agim, e fluturojnë për rreth një minutë mbi centralet bërthamorë, megjithë perimetrin e sigurisë prej pesë kilometrash si rreze e mijëra metrash lartësi. Patrullat e survejimit i shohin, japin alarmin, por askush nuk arrin t’i bllokojë, as të kuptojë se kush i piloton. Pak orë pas fjalës së Ministrit në mbrëmjen midis së premtes e të shtunës kanë fluturuar mbi pesë centrale të tjerë. Penly e Flamanville-s në veri të vendit, Shën Laurent des Eaux-it, Dampiere-en-Burly-it dhe Fessenheim-it në zonat lindore qendrore.
Çdo herë shoqëria EDF, kolosi energjitik që ka në përdorim 58 reaktorë të 19 centraleve bërthamore franceze, ka shpallur që do të paraqesë një denoncim, por ka kaluar një muaj nga fillimi i episodeve dhe as qeveria, as Autoriteti për sigurinë bërthamore duket se nuk e kanë idenë se çfarë është duke ndodhur.
Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve, dronet kanë dimensione të ndryshme: shumicën e herëve të vegjël, të ngjashëm me ata që gjenden lehtësisht në treg, por në rastet e fundit janë parë edhe më të mëdhenj, të gjatë mbi dy metra.
Në qoftë se kjo është një shaka, është e organizuar shumë mirë e me mjete jo të papërfillshme, pasi nevojiten më shumë skuadra në gjëndje për të pilotuar njëhkohësisht më shumë fluturakë, në zona të Francës larg nga njëra tjetra. Veçse ata që janë përgjegjës rrezikojnë të paktën një vit burg e 75 mijë euro gjobë: jo pak për një shaka, e duhet një farë kurajoje për të zgjedhur si objektiv centrale bërthamore që sigurojnë 75% të energjisë që nevojitet nga francezët.
Hipoteza e ushtrimit të shërbimeve të sigurisë, tashmë e dobët pas vëzhgimeve të para, është hedhur sapo qeveria ka premtuar të ndërhyjë pa ia dalë: Ministria e brendshme tashmë bëhet objekt gazi nga fluturime gjithnjë e më të shpeshta.
Ekologjistët e Green Peace kanë guxuar të shkelin hapësirën ajrore dy vjet më parë, kur filmuan me një drone një nga militantët e vet që fluturonte mbi reaktorin e Bugey-t në bordin e një parashute me motorr, duke ia dalë më pas të zbresë në brendësi të centralit. Por këtë herë si Greenpeace, si rrjeti i shoqërive “Sortir du nucleaire” sigurojnë që nuk kanë të bëjnë me fluturimet. “Kur organizojmë veprime demonstrative e bëjmë gjithmonë me fytyrë zbuluar”, thotë Greenpeace, që nga ana tjetër akuzon qeverinë të minimizojë kërcënimet.
Yannick Rousselet, përgjegjësi për energjinë bërthamore për OJQ mjedisore, thotë se “dronet kanë filluar të fluturojnë mbi centralet jo nga 5 tetori, siç thotë EDF, por nga 14 shtatori. Është një operacion në shkallë të gjerë, me një shkallë të lartë të koordinimit, por askush nuk mund të merret me të. E do të thosha që jemi në një periudhë alarmi të lartë për terrorizëm”.
Dronet mund të kryejnë fluturime zbulimi ose prove në pikëpamje të një atentati. Qeveria nuk e pranon hapur, por Rousselet lëshon alarmin: “Një drone nuk mund të bëjë dëmtime serioze duke goditur një reaktor, por pishinat ku vendoset lënda djegëse rrezatuese nuk janë kaq shumë të mbrojtura. Nëse një drone i ngarkuar me eksploziv arrin të vërë në shënjestër një nga këto pishina… Jemi përballë një problemi sigurie tejet të rëndë”.
Çështja e droneve arrin në një moment delikat për energjinë bërthamore, sepse plani i tranzicionit energjitik sapo parashikon zvogëlimin nga varësia nga atomi nga aktualisht 75% në 50% brenda 2025-ës. Disa faqe rrjeti si ajo e Fessenheim, janë të vjetra dhe të destinuara të mbyllen, e mbi ato përqëndrohen alarmet e opozitës së energjisë bërthamore: konceptuar edhe para 11 shtatorit, nuk do të ishin aspak të aftë të përballojnë një sulm nga qielli, ndryshe nga ajo që mbështet qeveria. Pas katastrofës të Fukushimës, Franca përsërit që centralet e saj, më të kushtueshme, janë gjithashtu pakrahasueshmërisht më të sigurta se sa ato të vendeve të tjera. Por në pritje për të kuptuar se kush i udhëheq, dronet janë duke lëkundur sigurinë. /corriere.it/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button