Psikologji

Duhet me mbajt larg ziliqarët, si dhe ata që duan të shuajnë dritën tonë

Njerëzit ziliqarë dhe destruktivë duhet të mbahen larg.

“Largohuni nga ata njerëz që reagojnë keq kur ju arrini diçka”.

(Ester Chaves)

Ky pohim i thjeshtë dhe i vërtetë do të ishte i mjaftueshëm për të kuptuar se si shpesh, ne jemi të rrethuar nga një shtresë e hollë por e fuqishme e energjive negative.

E përbërë nga zili, thashetheme, mëri. Disa sociologë thonë se është nënshtresa e pavullnetshme por e pashmangshme e një shoqërie të bazuar në konkurrencë dhe garë, por ne besojmë se gjërat nuk janë ashtu.

Për fat të keq, ka shumë ligësi përreth, madje edhe tek njerëz që kurrë nuk kanë imagjinuar se mund të veprojnë mizorisht.

Njerëzit e maskuar me dashamirësi dhe mirësjellje, të cilët pa kaluar shumë kohë tregojnë të kundërtën e asaj që dikur kanë qenë, dhe që reagojnë në këtë mënyrë kur dikush arrin një synim, fiton një sfidë, zhgënjen parashikimet.

Ata nuk e pranojnë se tjetri mund të buzëqeshë, të ëndërrojë, të përparojë dhe të ketë arritje, pasi që ata vetë nuk mund të heqin qafe gjendjen e tyre statike, dhe për këtë arsye shtytja e vetme që ata ndjejnë, është të shkatërrojë jetën e të tjerëve, pikërisht ndërkohë që e tyrja shkon keq e më keq.

Të rrethuarit nga ata që nuk kanë ndjenja zilie e keqdashjeje është zgjidhja më e mirë që mund të bëni.

Jo për të krijuar një lloj Edeni të artë përreth vetes, por për të mos u kapur në atë rrjetë negativiteti, që ushqejnë këto ndjenja negative.

Mbajtja afër e atyre që mezi presin të hedhin kova akulli mbi një ide, një projekt, për të cilin gjithmonë shohin një anë të errët, është e barabartë me krijimin e një hapësire për këtë mentalitet të bazuar në mohimin.

Nuk është çështje e shmangies së këshillave se si të dallohen kritikat, ndonjëherë konstruktive dhe përmirësuese, por krejt e kundërta: shmangie e atyre që duan të shkatërrojnë me çdo kusht.

Të menduarit vetëm për veten nuk do të jetë kurrë e shëndetshme për askënd, por e kundërta e skajshme, që do të thotë, të qënit të varur nga opinionet e të tjerëve, është edhe më keq.

Kush harron veten, duke u fokusuar vetëm në reagimet e personave “në derën ngjitur”, do të përfundojë duke u ndjerë më keq se kushdo tjetër.

Dhe meqenëse këta njerëz nuk kanë mësuar të ndjekin dëshirat e tyre, ata vetëm do të përpiqen të shkatërrojnë suksesin e tjetrit, duke thurur thashetheme dhe ligësi.

Prandaj, midis dy ekstremeve, më mirë ai pëlqen të provojë, të eksperimentojë dhe të njihet më mirë.

Sidomos kur ka një qëllim, një qëllim që mund të sjellë diçka pozitive jo vetëm tek personi që pranon sfidën, por edhe tek familja dhe miqtë e tij.

Shembulli dhe pozitiviteti mund të mposhtin çdo kasandër, të japin forcë dhe entuziazëm.

Ajo që u mungon atyre që kritikojnë, dhe për këtë do të dëshironin një botë gri dhe të pandryshueshme.

Kur ata shohin se ka edhe diell, ndoshta, edhe ata do të ndryshojnë mendjen e tyre.

MEB

Leave a Reply

Back to top button