Analiza

Duhet një strategji e re për Irakun dhe Sirinë

Screen Shot 2015-06-22 at 09.33.24

Nga Charles Krauthammer

Është koha për të rimenduar seriozisht, mbi situatën në Irak dhe Siri. Ky proces duhet të fillojë, me pranimin e faktit se kufijtë e vjetër tashmë janë zhdukur, dhe se një Siri apo Irak të bashkuar nuk do të mund ta shohim më kurrë, se harta Sykes-Picot është shpërbërë.

Ne mund të mos duam, që këtë ta shpallim zyrtarisht. Tek e fundit, ajo nuk e kundërshton parimin se kufijtë kolonialë ruhen, pa marrë parasysh sesa çmendurisht janë krijuar, alternativa tjetër është se ato mund të jenë pothuajse universalisht më keq.

BKT

Megjithatë, në Mesopotami, ballkanizimi është mënyra e vetme për të ecur përpara. Për shkak se ajo ka ndodhur tashmë, dhe nuk ka më kthim pas. Për shembull, në Irak ne po shohim katastrofa të njëpasnjëshme, duke pretenduar se qeveria qëndrore e Bagdadit- thellësisht sektare, përçarëse dhe mirënjohëse ndaj Iranit- duhet të jetë në qendër të politikës sonë dhe t’i shpërndajë ajo të gjitha ndihmat ushtarake.

Shikoni Falluxhan, Mosulin, Ramadin. Ushtria irakiane është një farsë. Ajo e sheh armikun dhe ia mbathën, duke ia lënë armët armikut. “Forcat Irakiane të Sigurisë nuk u dëbuan nga Ramadi. Ato u larguan nga Ramadi”-tha kryetari i shefave të përbashkët të Shtabit. Sekretari amerikan i mbrojtjes, e pranoi se “forcat irakiane, thjesht nuk treguan vullnet për të luftuar”.

Ne mund t’i trajnojmë ata përherë. Problemi qëndron tek vullneti i tyre. Ata s’duan të luftojnë. Dhe në fakt pse duhet të bëjnë këtë? Ata udhëhiqen nga komandantë që janë të korruptuar, sektarë dhe të paaftë. Çfarë duhet bërë? T’i ridrejtojmë përpjekjet tona, këtë herë ndaj forcave mike dhe thellësisht të përkushtuara për luftë, duke filluar nga kurdët, që kanë vullnetin, aftësinë dhe për më tepër kanë demonstruar sukses të konsiderueshëm në terren.

Vetëm këtë vit, ata kanë rimarrë nën kontroll nga Shteti Islamik më shumë se 500 fshatra të krishtera dhe kurde. Megjithatë, në dallim nga ushtria e Irakut, ata kanë nevojë jetike për armatime, sepse në mënyrë absurde, ne i dërgojmë ato përmes Bagdadit, që nga ana e tij i dërgon dërgon vetëm çikërima.

Këtë javë, u shënuan të tjera suksese të kurdëve. Me mbështetjen ajrore të SHBA-së, kurdët sirianë pushtuan qytetin strategjik të Tal Abiadit, që ndodhej në duart e ISIS-it. Kjo ngjarje, është e rëndësishme për dy arsye. Tal Abiad kontrollon rrugën, që lidh kryeqytetin e grupin terrorist Raka me Turqinë, prej nga vijnë luftëtarët e huaj, armët dhe furnizimet.

Tal Abiadi është “një mushkëri, nëpërmjet të cilës Shteti Islamik merr frymë, dhe lidhet me botën e jashtme”-tha komandanti kurd Haki Koban. Për më tepër, Tal Abiad ndihmon në lidhjen e zonave të izoluara kurde në Sirinë Veriore me një territor afërt, sikurse është Kurdistani i Irakut.

Kjo sugjeron, se ky territor mund të funksionojë saktësisht si një lloj “zonë e sigurtë” e Sirisë, aq gjatë e kërkuar, nga e cila mund të veprohet si kundër Shtetit Islamik, ashtu edhe regjimit të Bashar Al-Asad.

Lajme akoma më të mira, vijnë nga një tjetër front i luftës. Javën e shkuar, Fronti Jugor i Ushtrisë së Sirisë së Lirë, i mbështetur nga trajnuar në Jordania, arriti të zbojë forcat qeveritare siriane jashtë bazës së tyre të fundit të madhe në provincën lindore Daraa, më pak se 60 milje nga Damasku.

Këto suksese, kërkojnë megjithatë një strategji të re të Shteteve të Bashkuara. Të braktisim  besnikësinë tonë anakronike, ndaj qeverisë qendrore të Irakut (që aktualisht ndodhet kryesisht nën ndikimin e Iranit), dhe fillojmë furnizimin e drejtpërdrejtë me armë për kurdët e Irakut, 24 orë në 24, përmes një trasporti ajror në stilin e “Urës Ajrore” të Berlin në vitin 1949, përmes së cilës aleatët perëndimorë e thyen bllokadën e Bashkimit Sovjetik.

Dhe në Siri, të shtojmë trajnimin tonë, pajisjen dhe mbështetjen ajrore për krijimin e një zone të sigurtë kurde. Në mënyrë të ngjashme, përmes Jordanisë, për Frontin Jugor të Ushtrisë të Sirisë së Lirë. Një strategji e tillë serioze dhe e pamëshirshme, jo ​​vetëm do të rrikthejë territoret që aktualisht janë pushtuar nga Shteti Islamik, por do të thyejë mitin e pathyeshmërisë së ISIS-it.

Në teori, ne duhet gjithashtu t’u japim ndihmë të drejtpërdrejtë fiseve miqësore sunite në Irak, ku në rastin e kryengritjes së Anbarit, iu bashkuan shkëlqyeshëm me gjenerali David Petraeus, dhe shpartalluan tërësisht parardhësin e Shtetit Islamik, Al-Kaedën e Irakut, në vitet 2006-2007.

Problemi është, se duke qenë të braktisur njëherë nga ne, kur Presidenti Obama i tërhoqi të gjitha trupat amerikane në vitin 2011, pse duhet që sunitë të na besojnë sërish? Sa për ushtrinë e Irakut, ne mund të kemi një gjykim emocional, por më e mira që ne mund të shpresojmë për të, është të fitojë aftësitë kontrolluese, të garantuar së fundmi nga forcat e financuara nga Irani.

Nuk është një perspektivë e lumtur, por mbetet gjithësesi më e mira që mund të bëjmë, në kushtet kur kemi humbur pozitën tonë dominuese në Irak që nga viti 2011. Asokohe, Iraku ishte një shtet funksional. Ai shtet tashmë është zhdukur. Ne nuk duhet të shpenzojmë para apo gjakun e ushtarëve tanë, duke u përpjekur ta ringjallim atë.

Objektivi ynë tani, është të mposhtim Shtetin Islamik, dhe garantojmë rënien e regjimit të Asadit. Këto nuk kërkojnë me domosdo një pushtim të ri amerikan. Përkundrazi, kërkon njohjen e realitetit dhe mbështetjen masivisht, të atyre pak aleatëve tanë të vërtetë në terren.

Të mërkurën, Sekretari i Mbrojtjes Eshton Karter, dëshmoi se ne nuk do të përmbushim dot objektivin tonë të trajnimit të 24 mijë trupave irakiane, brenda kësaj vjeshte. Pse? Një problem rekrutimi. Irakianët nuk duket se duan t’i bashkohen luftës. Ka 15 mijë trupa në mungesë. Gjithësesi kjo është një këshillë prej budallai.

Nëse ne duhet të pretendojmë të mbështesim qeverinë e Bagdadit, kjo është në rregull. Por strategjia jonë aktuale, duhet të jetë anashkalimi i atij kabineti, dhe ndihma në terren e aleatëve tanë të vërtetë që mbajnë barren kryesore të luftës.

Burimi: “Uashington Post”

Në shqip nga: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button