Shendeti

Duhet të hiqni dorë nga 8 ushqimet e rrezikshme, që ju formojnë dhjamin në stomak

Drithërat e përpunuara

Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore ato zënë një pjesë tepër të rëndësishme në dietën tuaj. Ato mund të ulin riskun për sëmundje zemre dhe të rregullojnë sistemin e tretjes, duke ju ndihmuar në menaxhimin e peshës.Por nëse ju konsumoni drithërat e gabuara mund të shtoni në peshë. Drithërat e përpunuara si buka e bardhë, orizi i bardhë makaronat etj janë armiqtë e dhjamit në stomak, prandaj duhet t’i reduktoni ose më mirë të konsumoni drithëra integrale.

Pijet me sheqer

Pijet me sheqer janë armiqtë e shëndetit. Meqenëse janë në formë lëngu njerëzit nuk mendojnë se këto pije ndikojnë në formimin e dhjamit në zonën rreth barkut, sidomos pijet me gaz dhe lëngjet e kutive. Një shishe sprite apo coca cola mund të përmbajë mbi 200 kalori, ekuivalente me një cheeseburger. Ato gjithashtu shtojnë riskun për sëmundje zemre dhe diabet.

Vaj vegjetal dhe margarina

Ashtu sikurse dhe drithërat, vajrat janë të rëndësishëm për shëndetin, por vetëm nëse konsumoni llojin e duhur. Vajrat e përpunuar janë të mbushura me kalori që stomaku nuk mund t’i djegë, këto vajra rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Vaji i ullirit, i susamit, i lirit, i arrës së kokosit janë të përshtatshëm për ditën tuaj dhe të shëndetshëm.

Yndyrnat nga prodhimet shtazore

Yndyrat e shëndetshme nga arrat, peshku, apo nga farat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Evitoni yndyrën që vjen nga mishi, gjalpi, dhe qumështi.

Ushqimet e skuqura

Ato janë të dëmshme pasi shtojnë riskun për obezitet dhe kancer. Ushqimet e skuqura jo vetëm që nuk kanë vitamina dhe minerale, por kanë në përbërjen e tyre kimikate tepër të dëmshme që shtohen si pasojë e procesit të skuqjes. Megjithëse nuk mund të jetoni dot pa patatet e skuqura, përpiquni të hiqni dorë prej tyre nëse doni një bark të sheshtë.

Alkooli

Alkooli përmban sheqer e për pasojë shëndosheni. Po ashtu thuhet se edhe birra krijon fryrje barku.

Brumërat

Ëmbëlsirat, biskotat, byreku etj., janë të gjitha ushqime që çojnë në formimin e dhjamit të barkut. Evitoni sa më shumë ëmbëlsirat dhe brumërat.

Ushqimet me shumë kripë

Produktet me kripë i japin shije ushqimit duke bërë që të konsumojmë më shumë në sasi, megjithatë kripa është e rrezikshme për shëndetin pasi shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Shumë produkte të gatshme apo gjysmë të gatshme përmbajnë shumë kripë.
Megjithatë, mënyra më e mirë për të evituar dhjamin e barkut është parandalimi i tij.

Leave a Reply

Back to top button