Speciale

Dy pallatet e lashtë të zbuluar në Mal të Zi, që ishin shtëpia e sundimtarëve të famshëm ilirë

Screen Shot 2016-08-23 at 22.13.30

Një ekip arkeologësh nga Universiteti i Varshavës në Poloni, kanë zbuluar të parin pallat të njohur të mbretërve ilirë në Mal të Zi. Zbulimi është mbresëlënës dhe ai zgjeron njohuritë për funksionimin e pushtetit mbretëror në Iliri

Nga Natalia Klimzcak

Sipas PAP Science, pallati u zbulua gjatë gërmimeve në vendbanimin e lashtë të Rhizonit, pranë Risanit të sotëm në Mal të Zi, që dikur ishte kryeqendra e mbretëreshës së famshme Teuta, veprimete të cilës shkaktuan Luftën e parë Ilirike në 229 para Krishtit. Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret i mbretërisë së Ardianëve. Deri tani punimet në vend, që kanë nisur qysh prej vitit 2000, kanë lejuar historianët që të rishikojnë rendin e mbretërimit të mbretërve ilirë. Studiuesit tashmë kanë konkluduar se mbreti Ballaois nuk ishte pasardhës i Mbretëreshës Teuta, si ishte besuar më parë, por paraardhës i saj.

Screen Shot 2016-08-23 at 22.13.38Ekipi i studiuesve nga Qendra e Kërkimeve të Lashtësisë në Europën Lindore e Universitetit të Varshavës, është fokusuar në këtë zonë të qytetit, ku zbuluan themelet e ndërtesave mbresëlënëse që i përkasin shekullit 3 para Krishtit. Kompleksi i pallateve u ndërtua përpara vitit 260 para Krishtit, i dyti pas vitit 250. Strukturat janë të parat e këtij lloji të zbuluara në rajonin e quajtur Iliri. Pallatet besohet se kanë qenë vendbanimet e dy mbretërve të famshëm ilirë, Ballaois dhe Mbretëresha Teuta. Zona e zbulimit ka qenë e paeksploruar deri tani, kështu që studiuesit as nuk e kishin idenë për thesarin që gjendej nën tokë.

Janë vetëm disa vende që u përkisnin sundimtarëve ilirë, që i kanë rezistuar kohërave. Megjithatë, rrënojat e zbuluara në Mal të Zi janë një shembull i papritur dhe mbresëlënës i arkitekturës Ilire.

Screen Shot 2016-08-23 at 22.13.43“Vendndodhja e ndërtesave, përmasat, plani dhe teknikat e përdorura për ndërtimin e tyre janë tërësisht të pazakonta dhe unike, kur krahasohen me shembujt e mëhershëm të arkitekturës ilire, duke përfshirë struktura të zbuluara tashmë në Risan. Duket se kemi zbuluar një vend që njihej nga burime të lashtësisë. Eshtë një rast i rrallë në arkeologji. Zakonisht ne nuk jemi në gjendje të identifikojmë vendndodhjen specifike të ngjarjeve të rëndësishme, si për shembull vendi i saktë i vdekjes së Cezarit”, shpjegon profesori Dyczek.

Screen Shot 2016-08-23 at 22.13.48Sipas studiuesve, pjesa më e vjetër e pallatit ishte një dhomë e madhe në formën e një megaroni, me një vatër në qendër. 30 monedha u gjendën në themelet e pallatit. Në të dy anët kishte kolona mermeri, dhe dhoma përmbante copëza të sendeve luksoze të tryezës. Kishte dhe një dhomë për amfora. Pallati u dogj gjatë sulmit të dhunshëm, por rrënojat u bënë themeli për pallatin e dytë.

Edhe pallati i dytë u dëmtua dhe u plackit në kohët e lashta. Dyshemeja ishe prej guri gëlqeror dhe mermeri, por më pas u shtuan edhe mozaikë. Studiuesit gjetën e dhe copa të dy trokitësve të mëdhenj të dyerve. Pjesa e brendshme e pallatit ishte e ndarë në të paktën tre hapësira. /ancient-origins – bota.al

Leave a Reply

Back to top button