Ja cilat janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme.
LUANI
Mërkuri do e përforcojë aftësinë tuaj për të analizuar çdo gjë, por edhe për të vepruar në momentin e duhur. Ju të dashuruarit, duke e kuptuar që koha kalon shpejt, do doni të përfitoni sa më shumë nga momentet kur të jeni pranë partnerit tuaj. Nga ana tjetër partneri nuk do jetë i të njëjtit mendim dhe kjo mund të shkaktojë debate. Jeta shoqërore për ju beqarët do jetë vezulluese dhe shumë e bukur prandaj nuk do mendoni për dashurinë. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do ju duket pak më shumë shtyrje për të hedhur hapa. Do keni disa vështirësi të vogla sot. Në planin financiar do mbështeteni nga Saturni dhe nuk do keni asnjë problem.
BRICJAPI
Dita e sotme do jetë përgjithësisht e bukur dhe e mbushur me surpriza. Lëreni veten të udhëhiqeni nga momenti. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd t’iu futë në turbullira. Edhe pse do jeni paksa të mërzitur për diçka flisni me partnerin qetësisht dhe pa ngritur zërin. Për ju beqarët, sektori i dashurisë do jetë një kuti e madhe e mbushur me surpriza të bukura. Ndjenjat do jenë në qendër të vëmendjes dhe do iu kushtoni mjaft rëndësi. Në punë fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe mund të filloni edhe një projekt të rëndësishëm që e keni ëndërruar prej kohësh. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të tregoheni të arsyeshëm që të ruani ekuilibrin.