Zodiak MeB

Dy shenjat më me fat për sot, e martë 21 maj 2019

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e martë 21 maj 2019:

DASHI

Do jeni shumë në humor sot dhe të gatshëm për të luftuar për të marrë ato që ju takojnë. Ambicia nuk do shterojë asnjëherë. Për ju të dashuruarit, harmonia dhe kënaqësia do jetë në program, kështu që shfrytëzojeni sa më shume çdo sekondë. Ju beqarët, sado të mundoheni apo të ndihmoheni nga të afërmit, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin e tyre. Në punë do e shtoni pak ritmin dhe do arrini edhe më lart nga kishit menduar. Po ecët kështu do merrni një propozim për rritje në detyrë. Buxheti do jetë disi më i stabilizuar, por ende jo në periudhën më të mirë.

LUANI

Sot do e bëni çdo gjë me pasion dhe emocionet do ju pushtojnë gjithë kohës. Arsyeja dhe maturia do jenë gjithashtu pika të forta. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të ngrohta dhe romantike, por pasdite nuk do mundoje edhe ndonjë zënkë e vogël. Sido që të vijnë punët do arrini ta mbani situatën nën kontroll. Ju beqarët më mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe për të ndryshuar statusin e tyre sepse nuk do ja vlejë. Në punë do i merrni në dorë frenat dhe do dini sa shpejt të ecni dhe kur të ndaloni. Askush nuk do ua kalojë. Financat do jenë goxha më të mira nga më parë edhe pse ende jo ne gjendjen e shumë ëndërruar.

Leave a Reply

Back to top button