Zodiak Ditor

Dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 16 qershor 2021

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 16 qershor 2021:

LUANI

Sot nuk do jeni aspak lunatikë, përkundrazi do e dini mirë çfarë kërkoni dhe do ecni drejt objektivave me besim të plotë. Ju që jeni në një lidhje nuk do ndieni lodhje për asnjë moment dhe do bëni gjithçka që ta bëni partnerin të ndihet si nëpër ëndrra. Dukë u kënaqur ai do kënaqeni mjaft edhe ju. Ju beqarët më në fund do takoheni me personin që do ju pëlqejë ashtu si jeni dhe do ju sigurojë një jetë fantastike. Në punë do jetë komunikimi, vendosmëria dhe largpamësia ato që do ju bëjnë të arrini sa më lart. Do jeni edhe të matur dhe nuk do ju besoni verbërisht atyre që do ju thonë kolegët. Financat do i keni shumë të mira, por të tjerët do i bëni të kuptojnë të kundërtën.

AKREPI

Mërkuri dhe Neptuni do ju japin shumë forcë gjatë kësaj dite. Shpesh do kaloni nga mbrojtja në sulm. Nëse keni një lidhje dita do jetë e ndarë më dysh. Mëngjesi dhe dreka do jenë të këndshme dhe pa debate, ndërsa mbrëmja disi e tendosur. Kujdes me fjalët që do thoni. Ju beqarët ka shumë mundësi të dashuroheni me zërin e dikujt dhe do i qëndroni pas derisa ta bëni për vete. Sot thjesht sa do i jepni shkëndijat e para të pëlqimit. Në punë mos u ndalni për asnjë moment. Duke qëndruar ne veprim do krijoni opinion të mirë dhe askush nuk do mund t’iu bjerë në qafë. Me financat do jeni tej mase të kujdesshëm dhe gjendja do ketë përmirësime të vogla.

Back to top button