Zodiak Ditor

Dy shenjat më me fat për sot, e shtunë 14 gusht 2021

DASHI

Do jeni shumë të qetë sot dhe gjithçka do e bëni me kujdes. Mundet edhe t’i kritikoni personat që do i mendojnë gjërat keq për ju. Jeta sentimentale për ju që jeni në çift do shkojë më së miri. Do i përkushtoheni së tepërmi partnerit tuaj dhe pasioni me shumë gjasa do të rikthehet. Edhe për ju beqarët do jetë një periudhë e favorshme për të shtuar kontaktet dhe për të njohur persona të rinj. Në punë do iu jepen mundësi të reja për të arritur objektivin, por sigurisht që do ju duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur në majë. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha, gjithsesi mirë është të mos shpenzoni kot së koti.

LUANI

Planetët do ju ndihmojnë të konkretizoni ëndrrat gjatë kësaj dite, pikërisht ato që i keni pasur në mendje prej kohësh. Keni për të marrë edhe mbështetjen e të afërmve. Për ju të dashuruarit gjithçka do ecë mirë. Së bashku me partnerin do takoheni me miqtë e ngushtë dhe do kaloni një mbrëmje të mrekullueshme. Ju beqarët duhet të shmangin krijimin e një lidhjeje sepse nuk është aspak momenti i duhur. Në fillim të ditës puna do ketë disa probleme, por që me kalimin e kohës do rregullohen. Edhe me kolegët që keni pasur zënka do pajtoheni. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do jeni më optimistë për të ardhmen. Shpenzoni me maturi dhe me kujdes.

Back to top button