Horizonti.al

Dy spektakle qiellorë në një natë

Natën mes 10 dhe 11 shkurtit do të jetë e mundur të vëzhgojmë një kometë – me një teleskop të vogël – dhe eklipsin e Hënës

Kometa 45P/Honda-Mrkos-Pajdušáková, që ka marrë emrin e zbuluesve do të arrijë në pikën më pranë Tokës: të shtunën në 11 shkurt do të kalojë 11.8 milionë kilometra larg planetit tonë, afro 30 herë sa distanca Tokë-Hënë, dhe do të jetë e dukshme me ndihmën e dylbive apo teleskopëve të vegjël. 45P është karakteristike për shkak të ngjyrës së fortë të gjelbër, sepse nga bërthama e kometës avullojnë molekula karboni (C2), një gaz që në hapësirë shfaqet pikërisht i gjelbër.

Natën mes 10 dhe 11 shkurtit do të jetë e mundur që të vërehet edhe eklipsi i Hënës: sateliti ynë do të kalojë në gjysmëhijen e Tokës. Fenomeni do të jetë i dukshëm në Europë, nuk do të jetë shumë spektakolar – konsiston në nëj rënie të lehtë të dritës së diskut hënor – por është gjithësesi një rast për të parë dy fenomene brenda një nate. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button