E gjeni ndonjëherë veten në një dhomë pa kujtuar pse keni shkuar aty? Studiuesit besojnë se i gjithë faji është i dyerve. Në të vërtetë, vetë veprimi i kalimit përmes një dere do t’i sugjeronte trurit se një skenë e re ka filluar, duke e ftuar atë të largojë kujtimet e mëparshme me një mungesë të memories.
“Ndërsa hyni ose dilni nga një derë, në mendje vendoset një kufi që i ndan episodet dhe i fshin ato,” shpjegon Gabriel Radvansky, një psikolog në Universitetin e Notre Dame.
“Shpesh është e vështirë të kujtosh aktivitetin ose vendimin e marrë në dhomën e mëparshme sepse është kataloguar dhe ruajtur në një zonë të trurit. Megjithatë, kufijtë janë të dobishëm, sepse na ndihmojnë të organizojmë afatet kohore dhe të kujtojmë se ku dhe kur ndodhën ngjarjet”.