Analiza

Dymbëdhjetë ide për të shpëtuar Evropën

 

screen-shot-2016-09-15-at-08-43-20

Nga Jakopo Barigaci

Kjo është një javë e madhe për të ardhmen e Evropës. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker shpalosi vizionin e tij në fjalimin “Gjendja e Unionit” mëngjesin e të mërkurës në Strasburg. Udhëheqësit e BE-së – përveç Tereza Mejit të Britanisë së Madhe – do të takohen të premten në Bratislavë të Sllovakisë, për të diskutuar rreth ideve se si mund të funksionojë më mirë blloku në një botë post-Brexit.

Të dyja këto ngjarje do të qëmtohen në detaje për të parë shenjat sesi liderët politikë të Evropës shpresojnë të ndryshojnë narrativën aktualem, të një unioni që lufton përballë krizave ekonomike dhe sociale, rritjes së izolimit dhe populizmit, dhe kërcënimin gjithnjë e më të pranishëm të terrorizmit. Nuk është se ata s’kanë mundësi për të zgjedhur.

Për vite të tëra, pas shtimit të problemeve politike të BE-së, janë paraqitur një shumëllojshmëri propozimesh për nxjerrjen e Evropës jashtë makthit të saj ekzistencial – nga vendosja e rregullave të reja mbi qeverisjen ekonomike, tek përqëndrimi mbi papunësinë e të rinjve. Idetë vijnë nga të gjitha nivelet:figura të rëndësishme politike si kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Holond, bankierë më të njohur, mendimtarë të shquar apo deputetë të zakonshëm.

Ky është rasti për të peshuar opsionet që ndodhen në tavolinë. Më poshtë po paraqesim 12 propozime për “rregullimin” e Evropës …

[real3dflipbook id=”1290″]

Leave a Reply

Back to top button