Psikologji

E dini se cilat janë fjalët që shkatërrojnë vetëbesimin? Hidhuni një sy këtyre…

Vetëvlerësimi është procesi i zgjatur në kohë që e çon një person në vlerësimin e vetes përmes pranimit të vlerave të veta, nisur nga perceptimi që ka për veten. Fjala vetëvlerësim ka ardhur prej fjalës “vlerësim”, që do të thotë vlerësim i vetes dhe të tjerëve.

Fjalët kanë fuqi. Ato bëhen akoma më të fuqishme, kur i përdor në monolog me veten. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk e kuptojmë qartë se cilat fjalë depërtojnë thellë brenda nesh. Fjalët në fakt ndikojnë në nivelin e suksesit dhe sigurisë sonë. Por cilat janë fjalët që shkatërrojnë vetëbesimin?

Të thuash “Kam nevojë…”, në vend të “Dua…”.

Të thuash “Nuk mundem”, në vend të “Kam vendosur”.

Të thuash “Kam dështuar”, në vend që të thuash “E kam provuar dhe çdo herë kam përfunduar duke u përmirësuar”.

Të thuash “Nëser; një herë tjetër; ndonjë ditë” në vend të “Ose tani, ose asnjëherë tjetër”.

Të thuash “Do ta provoj”, në vend të “Që tani do të nis të punoj për këtë gjë”.

Të thuash “Kurrë”, në vend që të thuash se “Çdo gjë është e mundur”.

Me pak ndihmë dhe besim në vete, edhe ti mund t’ia dalësh t’i lësh mënjanë këto fjalë dhe ta ndihmosh veten për t’u vetëpërmirësuar. Vetëpërmirësimi vjen duke i lënë pas krahëve këto fjalë dhe duke e bindur veten për vlerat që ke dhe për sukseset që mund të arrish. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button