Psikologji

E dini se si e kalojnë kohën e lirë njerëzit e suksesshëm? Hidhini një sy kësaj liste…

Nëse ju ngelet sadopak kohë e lirë, bëni mirë ta shfrytëzoni atë në mënyrën e duhur, pasi koha është dhurata e vetme që na falet vetëm një herë. Çdo minutë e humbur, nuk rikthehet më. Nëse nuk e dini ende se si ta shfrytëzoni kohën e lirë në mënyrë të efektshme, hidhini një sy listës së mëposhtme me gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm:

  1. Bëjnë ushtrime fizike. Nuk ka rëndësi se sa pak kohë e lirë u mbetet, ata e shfrytëzojnë atë për të mbajtur trupin në formë, për të djegur kalori, për të oksigjenuar trurin, për të rritur performancën kardiake dhe për të çliruar stresin e rutinës së tyre.
  2. Lexojnë. Nuk ka rëndësi nëse është një libër me fantazi, apo realist. Librat i ndihmojnë ata të kuptojnë botën përreth tyre dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Në të njëjtën mënyrë, edhe ty leximi mund të të ndihmojë në përmirësimin e aftësive komunikuese, në pasurimin e fjalorit dhe në rritjen e vetëvlerësimit.
  3. Bëjnë punë vullnetare. Kjo gjë i bën ata të ndihen të dobishëm në komunitetin ku jetojnë. Përfshirja në punë vullnetare bën të mundur edhe kalimin e një kohe argëtuese, duke qenë në kontakt me natyrën, apo me njerëzit e tjerë. Provoje, do të ndihesh mirë pasi ta bësh.
  4. Shpenzojnë kohë me miqtë dhe familjarët. Për njerëzit e suksesshëm puna nuk është gjithçka. Ata e dinë se përqendrimi maksimal në karrierë do të thotë vetëshkatërrim, ndaj nëse do edhe ti të jesh i suksesshëm, apo ta përdorësh kohën e lirë në mënyrë efektive, atëherë bën mirë të lidhesh me miqtë dhe anëtarët e familjes tënde. Nuk duhet t’i lësh pas dore marrëdhëniet me ta.
  5. Ndjekin trajnime dhe kurse të reja. Edukimi për ta nuk përfundon me mbarimin e universitetit. Përkundrazi, ata ndjekin kurse, trajnime dhe konferenca të ndryshme për të fituar aftësi të reja në mënyrë që të ndihen më të aftë në aspekte të ndryshme të jetës. Nëse të ngelet pak kohë e lirë, mund të nisësh edhe ti një kurs të ri. Nëse nuk ke mundësi të shpenzosh, konsideroje edhe faktin e të ndjekurit të një kursi online falas. Mjafton të kesh një linjë internet dhe kohë dhe ke për të mësuar goxha edhe prej tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button