Histori

E dini si është krijuar bota?

Indigjenët e Australisë

Indigjenët e Australisë tregonin një histori, se si gjithçka në Tokë ishte në gjumë. Babai i Gjithë Shpirtërave ishte i vetmi që ishte zgjuar dhe zgjoi Nënën Diell. Ai e urdhëroi të zbriste dhe t’i jepte shpirt gjithë formave të Tokës, bimë, insekte, shpella e çdo gjë tjetër. Babai i Gjithë Shpirtërave ishte i kënaqur me punën e Nënës Diell. Më vonë, kjo lindi dy fëmijë, Yllin e Mëngjesit dhe Hënën. Këta lindën fëmijë që më pas do të bëheshin pasardhësit e njerëzimit.

Legjenda e Heliopolis

Kjo legjendë vjen nga Egjipti i lashtë. Thotë se në fillim, ekzistonte vetëm një ujë kaotik që quhej Nun. Perëndia i Diellit Ra u shfaq nga një lule lotusi dhe i dha dritë Universit. Ra krijoi Shu-në, zotin e ajrit, dhe Tefnutin, perëndeshën e lagshtirës. Këta të dy lindën perëndeshën e qiellit Nut dhe zotin e Tokës, Geb. Prej tyre mori formë bota fizike.

Legjenda e Majave

Në kulturën e Majave, Tepeu krijuesi dhe Gucumatzi, shpirti me pupla, krijuan botën me mendimet e tyre. Ata krijuan qenie që të kujdeseshin për krijesën e tyre. Në fillim krijuan kafshët dhe qiellin dhe tokën, por kishin nevojë për një qenie që të komunikonte si duhej, kështu që bënë njeriun. E bënë me baltë, por sapo u tha u shkërmoq. Më pas u përpoqën ta bëjnë me dru, por ishte duar dhe zemërbosh. Më në fund e bënë me misër, dhe këta njerëz ishin të dhembshur dhe inteligjentë.

Legjenda e Ainu-ve

Në këtë histori të krijimit, nga populli Ainu, bota u krijua kur nafta prej oqeanit u ngrit si zjarr lart në qiell. Ajo që mbeti ishte tokë, dhe avulli krijoi dy perëndi që zbrisnin prej reve pesëngjyrëshe. Nga këto dy perëndi dhe retë e tyre shumëngjyrëshe, Toka, u krijua bashkë me bimët dhe kafshët si dhe perënditë e tjera.

Legjenda e Polinezisë

Në këtë histori të krijimit nga Polinezia, thuhet se bota doli nga një guaskë. Kur guaska u hap ngadalë, drita hyri brenda. Kapaku i sipërm i saj u bë Rangi, ose qielli dhe i poshtmi Papa, ose toka. Rangi dhe Papa e donin njëri-tjetrin dhe lindën 70 perëndi të fuqishme që ndihmuan për krijimin e botës ashtu si është sot. / bota.al

vijon

Leave a Reply

Back to top button